Si vdesin demokracitë

1,200 L

Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d’état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.

SKU: 9789951721561 Kategoria

Të tre hapat e mësipërm janë vënë re në mbarë botën – jo vetëm në rastin e zgjedhjes së Donald Trump – dhe të gjithë duhet të kuptojmë se si mund t’i ndalojmë. Në librin “Si vdesin demokracitë”, profesorët e universitetit të Harvardit, Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt paraqesin disa leksione të shkëlqyera, nxjerrë nga historia, që hedhin dritë në shkërmoqjen e regjimeve përgjatë shekujve njëzet dhe njëzet e një. Këto leksione përmbajnë një analizë alarmuese se si përmbysen demokracitë në ditët e sotme dhe shërbejnë si udhërrëfyes për qeveritë, partitë politike dhe individët, se si t’i riparojnë dhe fuqizojnë kur janë nën kërcënim. Historia nuk përsërit vetveten. Por ne mund të mbrojmë demokracinë ku jetojmë duke mësuar leksionet e saj, përpara se të jetë shumë vonë.

Komente

Nuk ka ende komente