Rruga Chanel Nr. 5

1,200 L

A është e mundur t’i ngjash njërës prej ikonave më të mëdha të stilit, pavarësisë, bukurisë dhe elegancës si Coco Chanel-i? Daniela Farnese ndërthur jetën e brishtë të Rebekës e cila herë pas here e gjen veten në mendime si do të kishte vepruar idhulli i saj Coco Chanel.

9 stok

SKU: 9789928338129 Kategoria Tag:

Rebeka është tridhjetë e tre vjeçe, ka më shumë se njëqind palë këpucë, një dollap plot me fustane të ngushta të zeza, kostume dhe një pasion të pamasë për të madhen Coco. Është romantike, ëndërrimtare dhe çmendurisht e dashuruar me Nikolonë. Pas një viti të kaluar larg, së shpejti do të shkojë tek ai, në Milano. Duket se lumturia po e pret pas dere. Me të mbërritur në metropol Nikoloja i tregon se dashuron dike tjetër. Kështu, Rebeka gjendet në një qytet të panjohur e me zemrën copë. Po idhulli i saj, Coco-ja, si do të kishte vepruar? Pas ditësh të tëra e mbyllur në shtëpi, më në fund ajo është gati të kthejë dhe zhytet në jetën mondane milaneze, me stilin e heroinës së saj dhe me dëshirën për t’u ndier sërish e pëlqyer. A do të mbetet Rebeka një “mademoiselle” e përjetshme si e pavdekshmja Coco apo fati i ka rezervuar surpriza që do t’ia kthejnë jetën përmbys?

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

219

Autori

Daniela Farnese

Komente

Nuk ka ende komente