• Sasi e limituar
    Muzeu i pafajësisë
    (0 reviews)

    Muzeu i pafajësisë

    2,000 L

    Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të “Lolitës”, të “Madamë Bovarisë” dhe ” Ana Kareninës”.

  • (0 reviews)

    Banaliteti i së keqes

    1,400 L

    E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit “banale”, ndaj dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël, gri. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë “madhështinë” e demonëve: janë teknikë, i ngjasojnë shoshoqit dhe na ngjasojnë.

  • (0 reviews)

    Serotonina

    1,300 L

    “Serotonina”, me magjinë e saj të papërsëritshme, mes ironisë thukëse dhe trishtimit të fshehur pas saj, është një vaj për jetën e vërtetë që po venitet relievit mahnitës të Francës. Houellebecq është zëri i qartë francez, që bën shpjegimin tronditës për Europën sot, por edhe të botës ku po jetojmë. Si përherë, edhe me këtë vepër, “profeti ogurzi” e parashikoi lëvizjen e “jelekëve të verdhë” disa javë përpara se ajo të shpërthente, siç ka ndodhur deri tani me veprat e tij.

  • (0 reviews)

    Dy botë paralele

    1,200 L

    “Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve.

  • (0 reviews)

    Nënshtrimi

    1,000 L

    Jeta e thërret për një flirt politik, historik, moral, fetar, ekonomik, seksual e psikologjik. Michel Houellebecq e lë në pezulli dhe të hapur përgjigjen, siç ia lë edhe librin lexuesit që të vendosë vetë: I gjykon apo i miraton autori ngjarjet e kohës? Që është një e ardhme. Por, jo e largët. Por, jo aq e pamundur. Sigurisht, nëse shkon përtej sarkazmës së veprës, dhe nëse lexon edhe rreshtat e bardhë të këtij autori të thukët.

  • (0 reviews)

    Jetë fshati

    1,000 L

    Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.

  • (0 reviews)

    Te njohësh një grua

    1,200 L

    Ky është një libër plot me aluzion dhe eko, që vjen nga e shkuara, që vjen nga letërsia, nga jeta e ish-gruas së Joelit.

  • (0 reviews)

    Jeta rimon me vdekjen

    500 L

    Përmes kësaj historie në roman, Oz arrin mjeshtërish të japë kuptimin e artit të të shkruarit, marrëdhëniet e jetës me letërsisë, të jetës me vdekjen, por edhe natyrën dhe kuptimin e famës së autorit në letërsi

  • (0 reviews)

    Juda

    1,300 L

    Ky është romani i fundit i Amos Oz, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe europiane të shekullit të XX. A është Juda ai i pabesi apo është ai që tradhëtoi Jezusin për 30 aspra për ti dhënë botës mundësinë për ta njohur.

  • (0 reviews)

    E shtrenjta jetë

    1,000 L

    Me aftësinë e pashoq për të na dhënë esencën e jetës, me histori shpesh të shkurtra por të bollshme dhe të pakohshme, Alice Munro ndriçon momentin kur një jetë formëzohetnjë moment kur një ëndërr apo mbase një kthesë e thjeshtë e fatit e nxjerr individin nga rrjedha e zakonshme, drejt një rruge totalisht të re të jetuari.

  • Sasi e limituar
    Lëvdatë për njerkën
    (0 reviews)

    Lëvdatë për njerkën

    700 L

    Me një vrojtim tejet të përpiktë dhe aftësitë joshëse të një rrëfyesi të fuqishëm, Mario Vargas Llosa ia del ta kthejë trekëndëshin proverbial romantik, në një roman erotik të denjë për mjeshtërinë e tij të jashtëzakonshme.

  • (0 reviews)

    Parajsa e humbur

    600 L

    Një shfaqje ikanake e tronditëse, takimi si një mundësi për harmoni, për bukuri dhe për nostalgjinë e paplotësueshme të shpirtit që mbetet kulmi i ekzistencës njerëzore. Përfshirë mes një prologu në qiell, në avion, dhe një epilogu në tokë, në tren, romani është një meditim i lehtë dhe i lartë si një flatrim engjëlli, që fluturon mes kontinenteve dhe aspiratave më të thella njerëzore. Një roman po aq i pakategorizueshëm sa një poemë, një histori nëpërmjet së cilës preken në mënyrë të madhërishme të gjithë dramat e jetës, duke përfshirë këtu edhe humbjen e pafajësisë, humbjen e parajsës.

  • (0 reviews)

    Ishulli

    1,200 L

    Aldux Huxley vjen me romanin më të mirë të tij, pas librit “Më e mira e botëve”: Tashmë, autori na sjell një realitet utopik, sesi mund të jetë vendi ideal. I tillë është edhe ishulli i tij, i cili mbetet modeli i shoqërisë ideale, që jeton në harmoni absolute.

  • Sasi e limituar
    Ankthi i portierit para penalltisë
    (0 reviews)

    Ankthi i portierit para penalltisë

    800 L

    Një nga tekstet më domethënëse të Peter Handkes, një thriller i tensionuar dhe anormal, me një stil narrativ tejet origjinal.

  • (0 reviews)

    Pas xhamit te dyfishtë

    500 L

    “Pas xhamit të dyfishtë” është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit.