-
(0 reviews)
Dëshmitar kam Zotin
800 LSi një nga librat më të vlerësuar në Greqi, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, libri i Makis Citas, “Dëshmitar kam Zotin”, është një portret gazmor dhe ngacmues i sëmundjeve dhe kontradiktave të shoqërisë moderne. Bota artistike përfshin edhe një realitet racist dhe kseonofobik mes shqiptarëve dhe grekëve, dhe ndjesitë e frikës që vërtiten në raportin mes dy kombeve….
-
(0 reviews)
Urat e Medison Kauntit
600 LNëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.
-
(0 reviews)
Deti i paanë i Sargaseve
800 LKy roman mbresëlënës u jep zë historive të lëna në harresë, të heshtura e të panjohura, duke eksploruar dritëhije të ndryshme të mënjanimit dhe të përçmimit: gjinia, klasa, raca dhe çmenduria.
-
(0 reviews)
Gruaja
1,000 LNjë roman që ka fituar çmimin Pulitzer, i autores me oringjinë bengaleze, Jumpa Lahiri, vjen për herë të parë para lexuesit shqiptar. Historia e dy vëllezërve që ndahen në dy botë të ndryshme, por që bashkohen sërish në momente kritike.
-
(0 reviews)
Ndjenja e kohës
800 LKjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart
-
(0 reviews)
Sharlota
800 LNë këtë roman, Foenkinos i ka thurur lavde vajzës dhe gruas që mundohet të jetë vetvetja, me pasion, delikatesë dhe një vëzhgim të imtësishëm të dhimbjeve të saj. Edhe forma e këtij romani, prozë në vargje, duket sikur do të na kujtojë forcën e artit për të na shpëtuar nga terri brenda nesh. “Sharlota” u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa çmime letrare (ndër to, Renaudot dhe Goncourt des Lycéens) dhe u bë një
bestseller i papritur. -
(0 reviews)
Jam ende këtu
800 LElsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t’u kthyer. Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja.
-
(0 reviews)
Femijët e muzgut
700 LLibri rrëfen vetminë e tyre ekzistenciale dhe frikën për të mos gjetur kurrë lumturinë e mirëfilltë.
-
(0 reviews)
Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë
900 LKy libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.
-
(0 reviews)
Burri me pardesy të bardhë
700 LNobelisti turk Orhan Pamuk është shprehur se shkrimtari Oguz Atay ka qenë pika e tij e referimit në shumë aspekte letrare dhe ekzistenciale.
-
(0 reviews)
Në jug të kufirit në perëndim të diellit
1,000 LNjë reflektim brilant për miqësinë në kohën e fëmijërisë dhe një rikthim i miqësisë në moshë të rritur mes dy personazheve Hajimes dhe Shimamotos, teksa njëri prej tyre kishte krijuar familje dhe arritur suksese në biznesin e tij. Çfarë ndodh me këtë dashuri të re e cila i ka rrënjët në miqësinë e fëmijërisë? A i rrezikon Shimamoto ato që kishte bërë me sakrifica në jetë për shkak të pasioneve të hershme?
-
(0 reviews)
Pas tërmetit
800 LVëllimi “Pas tërmetit” i Haruki Murakamit, me shtegtimet e tij herë absurde, herë me humor, herë të frikshme, të çon në viset e ankthit dhe të kujtesës se sa qenie të pambrojtura jemi, dhe njëherësh, se sa fuqi të çuditshme ripërtëritëse kemi.
-
(0 reviews)
Elefanti zhduket
1,300 LPas suksesit në shqip të një sërë romanesh, ky vëllim me proza të shkurtëra, i paraqet lexuesit shqiptar një dimension tjetër mjeshtëror të këtij autori të adhuruar nga miliona lexues në botë.
-
(0 reviews)
Burra pa gra
900 LNje tjeter liber me tregime i Murakamit ne shqip nga Skanderbeg Books. Murakami nuk eksploron vërtet vuajerizmin, por më shumë një seksualitet pa trup, një pasion të filtruar. Përzierja e humorit dhe e melankolisë në veprat e Murakamit, është e jashtëzakonshme.
-
(0 reviews)
Pylli norvegjez
1,200 L“Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por një pjesë e lindur e saj”. Ky është qerthulli i romanit “Pylli norvegjez” dhe shpjegesa se përse e shkroi dhe si e ktheu në të suksesshëm autori botimin e tij.
-
(0 reviews)
1q84
1,600 L“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.















