Vendi i babait

800 L

“Vendi i babait” është një roman autobiografik që ia del mrekullisht, me qëllimin më ambicioz dhe fisnik të letërsisë: atë të dhënies së një eksperience personale një dimension universal, e cila na flet të gjithëve no.

SKU: 9789994306749 Kategoria

Historia e një burri-në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kinkaleri në një qytet të një province normande-gjithë kjo e rrëfyer me një precision kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo ështe historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe shkruan për prindërit e saj duke kërkuar tani një gjuhë të përbashkët, por të pamundur. Një shkrim i tendosur, pa asnjë shkarje, me një thjeshtësi të rafinuar duke e bërë çdo fjalë të vetme të shndërrohet në një thikë të mprehtë.

Komente

Nuk ka ende komente