Agjenti legjendar dhe restauruesi i veprave të artit, Gabriel Alon është në prag të emërimit si drejtor i Shërbimit Sekret Izraelit. Pak para se të merret vendimi, një ndodhi e papritur e detyron atë të marrë pjesë në një operacion të fundit në terren. ISIS-i ka organizuar një sulm me bombë në Paris, gjë që nxit qeverinë franceze të vihet në ndjekje të personit përgjegjës, para se ai të sulmojë sërish. Një terrorist ambicioz, i veshur me një hije misteri. Rrjeti i tij përdor programe të sofistikuara kompjuterike dhe komunikon në fshehtësi të plotë, duke mos e lejuar Perëndimin të depërtojë në planet e tij. Gabrielit nuk i mbetet veçse të infiltrojë një agjente në grupin terrorist më të rrezikshëm në botë. Ajo është një mjeke e re, e guximshme dhe e bukur. Misioni i saj i rrezikshëm do ta çojë nga periferitë e Parisit, në ishullin e Santorinit, në realitetin e tmerrshëm të kalifatit të Shtetit Islamik e në fund, në Uashington, ku Saladini planifikon një natë të mbushur me terror, që do të ndryshojë rrjedhën e historisë.
Mister & Thriller
Vejusha e zezë
Çmimi origjinal qe: 1,400 L.1,260 LÇmimi i tanishëm është: 1,260 L. Save 140 L (10% Off)
Në stok
“ATIJ I THONË SALADIN…AJO ËSHTË NJË VEJUSHË E ZEZË, E ETUR PËR GJAK…NJË RRËFIM RRËQETHËS, I MBUSHUR ME INTRIGA DHE EMOCIONE
Ka stok
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











