Vrasja e Roxher Akrojdit

900 L

Romani i Agatha Christie, Vrasja e Roxher Akrojdit është i votuar në vitin 2013 nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë!

SKU: 9789928366429 Kategoria

Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku ndodh asgjë e vecantë. Por ja që një ditë ndodh dicka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhtë dritë mbi vetëvrasjen misterioze të një vejusheje të re e të pasur, zonjës Ferrars, me të cilën kishte ndër mend të martohej.
Banorët e Abacisë së Mbretit, që janë tipa të rëndomtë, viktima, pasunar dhe rrondokop; Flora, mbesa e tij e hijshme, Dembele; e ëma lakmitare; Ralf Pejtoni i pashëm, thjeshtri, plëngprishës; doctor Shepardi i palodhur; dhe e motra, Kerolajni, kryethashethemexhia e fshatit – tmerrohen nga kjo e keqe. Pikërisht midis këtyre njerëzve të respektueshëm, do ta kërkojë vrasësin e mundshëm Herkul Puaroi, detektivi i pashoq, i tërhequr në fshat për t’u marrë me punët e kopshtit dhe për të gëzuar pensionin. Përpara se Herkul Puaroi të arrijë një nga përfundimet më befasuese të jetës së tij, do të rrjedhë shumë ujë. Por sidomos kthesa e fundit e ngjarjeve, është dicka e bujshme, një flesh i vërtetë gjenialiteti i autores, që do të lërë pa fjalë cdo lexues.

Komente

Nuk ka ende komente