Zonja e fundit Perrish

1,200 L

Me kthesa tronditëse dhe sekrete të errëta që do t’u mbajnë të hamendësoni deri në fund, Zonja e fundit Parrish është një thriller i freskët, i lëngshëm dhe krejtësisht kompleks, i shkruar nga një talent me imagjinatë djallëzore. Me miliona kopje të shitura brenda pak kohësh vjen edhe në shqip.

8 stok

SKU: 9789928338518 Kategoria Tag:

Amber Petërsoni është lodhur duke qenë askush: një vajzë e padukshme, e cila shkrihet mes turmës. Ajo meriton më shumë: një jetë mes luksit, xhevahireve dhe kënaqësive. Dafne Perrishi është vajza e artë e Bishop Harborit, Konektikat. Me një pamje prej modeleje, vilën e ëndrrave dhe burrin milioner, ajo ka gjithçka që dëshiron Amberi. Amberi vdes nga zilia… ama e ka një plan. Sa hap e mbyll sytë, ajo bëhet shoqja e ngushtë e Dafnes dhe nuk ia ndan sytë Xheksonit, bashkëshortit të saj. Vetëm se një sekret nga e kaluara mund t’i shkatërrojë gjithçka dhe, nëse zbulohet, plani i mirëmenduar i Amberit do të bëhet copë e çikë… REVIEW Një rrëfim tejet i mprehtë – Jane Green “I mbushur me zili, mashtrim dhe fuqi, është një arratisje e mrekullueshme leximi. Dhe ka një kthesë drithëruese në fund!!” Reese Witherspoon “Dyfish i shijshëm. . . . po aq i përdredhur, magjepsëse dhe problematik si “Vajza e zhdukur” e Gillian Flynn apo “Vajza në tren” e Paula Hawkins”.

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

412

Autori

Liv Constantine

Komente

Nuk ka ende komente