Kush e sundon botën?

1,000 L

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.

5 stok

SKU: 9789928219374 Kategoria Tag:

Nëpërmjet një game të gjerë shembujsh, duke filluar nga historia e ndyrë e përfshirjes së SHBA – së në Kubë e deri te zhvillimet më të fundit në Kinë, nga memorandumet e torturave e deri te sanksionet kundër Irakut, ai na tregon në detaje se si retorika e Amerikës për Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut shumë shpesh është e ndryshme nga veprimet e saj. Ai rrëmon thellë në konfliktet në Irak, Afganistan dhe atë midis Izraelit dhe Palestinës, duke na shpalosur përpara syve një pamje befasuese dhe me nuanca të veprave të fuqisë imperiale në planetin tonë, që sa vjen e po bëhet më kaotike. Në këtë proces, Noam Chomsky na ofron një anatomi brilante të elitave amerikane, të cilat sa vjen e po izolohen më shumë, si pasojë e kufizimeve demokratike ndaj veprimeve të tyre. E megjithatë, argumenton ai, ne nuk mund t’ia lejojmë vetes të dorëzohemi përpara këtyre zhvillimeve. Me ndryshimet klimaterike dhe përhapjen e armëve bërthamore që kërcënojnë ekzistencën e qytetërimit njerëzor në thelb, nevoja e publikut për ta shpëtuar botën nga katastrofa sa vjen e rritet. Libri “Kush e sundon botën?” i mbështetur në prova të forta, të bollshme dhe jashtëzakonisht të sakta, shpalos domosdoshmërinë e të kuptuarit të çështjeve thelbësore të kohës sonë, gjë të cilën e shpresonim nga Chomsky.

Komente

Nuk ka ende komente