Ruajtësja e historive me fund të lumtur

1,200 L

Një roman mahnitës për fatin, mundësitë e dyta, shpresën, humbjen e gjetjen, nga shkrimtarja e “E fundit e vajzave të hënës”, bestseller i Amazon Charts.

SKU: 9789928005281 , Tag:

Solina Ruzel është mjaft e zonja në biznesin e fustaneve të nuseve. Për breza të tërë, familja e saj ka drejtuar një sallon ekskluziv nusesh në Paris, ku magjia qëndiset me gjilpërë e pè. Thuhet se nuset që veshin një fustan Ruzel e kanë të sigurt jetën e gëzuar. Por humbjet katastrofike gjatë Luftës së Dytë Botërore e lënë të shkatërruar botën dhe zemrën e Solinées dhe besimi i saj te dashuria lëkundet. Ajo mbledh kujtimet dhe i flak ato bashkë me ëndrrat e saj të prishura, e vendosur që të harrojë.
Dekada më pas, ndërsa ajo është duke u pajtuar me humbjen e saj tragjike, duke synuar të hapë një galeri sipërmarrësja Rori Grent merr me qira pronën e vjetër të Solinës dhe zbulon atje një kuti me letra e me një fustan të vjetër nuseje që nuk është veshur asnjëherë. Kur Rori i kthen ato sende, mes tyre lind një miqësi e pazakontë dhe fillojnë të dalin në sipërfaqe paralele të frikshme mes jetës së Rorit e asaj të Solinës. Eshtë e qartë se fati ka caktuar që ato të takohen dhe që Rori ka të ngjarë të ketë çelësin për të ndrequr një padrejtësi të bërë dyzet vjet më parë, të hapë derën e shërimit të të dyjave dhe ndoshta edhe të një magjie të vogël.

Komente

Nuk ka ende komente