Çfarë dinë njerëzit më të lumtur në botë rreth rritjes së fëmijëve të aftë dhe të sigurt në vetvete
Çfarë e bën Danimarkën vendin më të lumtur në botë dhe si i rrisin prindërit danezë fëmijët e lumtur, të sigurt në vetvete dhe të suksesshëm, vit pas viti? Ky udhëzues praktik dhe optimist zbulon gjashtë parimet thelbësore që kanë funksionuar për prindërit në Danimarkë për dekada me radhë:
Loja: thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien
Autenticiteti: nxit besimin dhe një “busull të brendshme”
Riformulimi: i ndihmon fëmijët të përballen me vështirësitë dhe të shohin anën pozitive
Empatia: na mundëson të veprojmë me mirësi ndaj të tjerëve
Jo ultimatume: pa përplasje pushteti apo pakënaqësi
Bashkësia dhe “Hygge”: një mënyrë për të festuar kohën familjare, si në raste të veçanta, si çdo ditë
Një qasje novatore dhe zbuluese ndaj këshillave për prindërimin, Mënyra daneze e prindërimit do t’i ndihmojë prindërit nga të gjitha shtresat e jetës të rrisin fëmijët më të lumtur dhe më të balancuar në botë.
“Mënyra daneze e prindërimit ofron një alternativë të shkëlqyer ndaj prindërimit modern me stres të lartë dhe të gjitha familjet, që nga Nju Delhi e deri në Nju Jork, do të bërtasin nga gëzimi.”
– Hedhër Shumakër, autore e S’ka problem nëse nuk i ndan gjërat dhe S’ka problem nëse ngjitesh te rrëshqitësja.
.
Komente
Nuk ka ende komente