Romancë

Madona me qyrk

900 L

Në stok

Ata argëtoheshin. Ata ishin në jetë. Ndërsa unë, i mbyllur brenda kokës sime vetëm me shpirtin tim, e ndieja veten shumë poshtë tyre.

SKU: 9789951340250 Kategoria
  • AutoriSabahattin Ali
  • Shtëpia BotuesePema
  • Numri i faqeve194

Ata argëtoheshin. Ata ishin në jetë. Ndërsa unë, i mbyllur brenda kokës sime vetëm me shpirtin tim, e ndieja veten shumë poshtë tyre. Isha i mendimit se veçimi nga masat nuk ishte karakteristikë e diçkaje të tepruar, por paaftësi. Këta njerëz e jetonin jetën ashtu siç duhej jetuar, e kryenin misionin e tyre duke i shtuar jetës diçka më shumë. Po unë çfarë isha? Çfarë dinte të bënte shpirti im përveçse të më gërryente përbrenda si krimbi drurin?

Këto pemë me dëborën që u mbulonte degët dhe kurorat, kjo ndërtesë e drunjtë, ky gramafon, ky liqen, shtresa e akullit sipër tij dhe gjithë këto modele njerëzish, nuk bënin asgjë tjetër përveç detyrës që u kish ngarkuar jeta. Çdo lëvizje e tyre e kish një kuptim, një kuptim që s’mund të dallohej që në pamje të parë. Ndërsa unë, tundesha mes boshllëkut si një rrotë makine e dalë nga aksi, duke u përpjekur të justifikoja veten për gjendjen në të cilën kisha rënë. Me siguri që unë duhej të isha njeriu më i pavlerë i botës. Bota s’do të ndiente asnjë dhimbje po të më humbiste. Nga unë nuk priste asgjë askush…

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.