Dukesha de Lonzhe

800 L

Pasioni mistik dhe epshor i Dukeshës Dë Lonzhe, e bën këtë libër kryevepër të romanticizmit të Balzakut. Njësoj si princesha e Klevesë dhe e Sanseverinës, Dukesha dë Lonzhe është një nga hyjneshat e mëdha femërore të letërsisë franceze që bashkon në personin e saj një prestigj të trefishtë të bukurisë, lindjes dhe fatkeqësisë.

SKU: 9789928001030 Kategoria

Dukesha Dë Lonzhe (1833-1834), roman për të cilin Balzaku u frymëzua nga aventura e papërmbushur me markezën e Kastrisë, është vëllimi i dytë i Historisë së të Trembëdhjetëve. Pasi përdori tundimin për të shtënë në dorë gjeneralin Dë Montrivo vetëm sa për të hequr mërzinë e për t’u argëtuar, Dukesha Dë Lonzhe i bën bisht dashurisë së pretendentit të saj…. Mirëpo ky, anëtar i Shoqërisë së të Trembëdhjetëve, a do ta bëjë dot për vete? “Femër dhe koketë në mënyrë sovrane, grua sa më s’bëhet e përsosur dhe nazemadhe sa s`ka ku të vejë më”, dukesha e martuar, a do të heqë dorë nga fama dhe krenaria e saj? Mbretëreshë e lagjes së jashtme Shën Zhermen dhe shërbëtore enigmatike e fesë së dashurisë, Antuanetë dë Lonzhe meritonte, njësoj si princesha e Kleves, t’ia jepte emrin e saj historisë së një pasioni mallëngjyes dhe tragjik. “Vetëm unë e di se çfarë ka të tmerrshme te Dukesha dë Lonzhe,” i thoshte Balzaku një mikut të tij. Prandaj dhe vepra e ruan, edhe pas një shekulli e gjysmë, misterin dhe forcën tërheqëse.

Komente

Nuk ka ende komente