Çdo takim ka një kuptim

1,200 L

Ky roman, nga Hakan Mengüç, librat e së cilit janë përkthyer në më shumë se pesëmbëdhjetë gjuhë, do t’ju hapë dyert e shndërrimit të vetes.

SKU: 9789951925723 Kategoria

Për atë që di çfarë kërnon, çdo gjë është një shenjë.

Në një zemër të pastër nuk rri dot inati. Një gjuhë që kërkon të vërtetën nuk ndotet me gënjeshtra. Nëse çdo gjë në jetë shkon mbrapsht, dije se ti ke hyrë në drejtimin e gabuar.

Njeriu, gjithmonë i ka vonuar gjërat që i ka ndjekur me vrull. Sa më shumë që e ka shtyrë diçka, aq më shumë është detyruar prej saj. Aty ku ka tërhequr fort, e ka thyer. Aty ku ka besuar se ishte e vërteta. është kapluar nga ëndrra e saj dhe sërish, është vënë në provë nga realiteti i asaj ëndrre. Ky nuk është ndëshkim por thjeshtë një kosto. Jeta është një provë ku ëndrra dhe e vërteta ndërrojnë vazhdimisht vendet, nganjëherë edhe duke u gërshetuar me shoshoqen.

Ritakimi i papritur, pas shumë vitesh, mes një dervishi të ri dhe një gruaje të lodhur që nuk i ka larë dot hesapet me të shkuarën, do të bëhet shkak që miqësia e tyre e pazbehur të vihet sërish në provë. Seose gjërat që ata duhet t’i mësojnë njëri-tjetrit ende nuk kanë marrë fund.

Ky roman, nga Hakan Mengüç, librat e së cilit janë përkthyer në më shumë se pesëmbëdhjetë gjuhë, do t’ju hapë dyert e shndërrimit të vetes.

Mbi autorin

Hakan Mengüç është autor, kompozitor dhe akademik i mirënjohur me audiencë të gjereë si në Turqi ashtu edhe nëpër botë. Ka botuar nëntë libra të cilët janë përkthyer në 15 gjuhë të ndryshme. Si autor ai mbështetet në filozofinë sufiste dhe e ka përshtatur këtë për epokën moderne. Ai është president i Akademisë së Sufizmit. Njëkohësisht ai është kompozitor dhe pianist virtuoz.

Shtëpia Botuese

Prizreni

Numri i faqeve

196

Autori

Hakan Mengüç

Komente

Nuk ka ende komente