Ajo që po afrohet është e tmerrshme. Duam apo nuk duam ne, e pohojmë apo jo, e pranojmë apo jo, po krijohet nje qenie tjetër njerëzore, e duke u shndërruar çdo qenie njerëzore brenda vetes, në njëjës, po krijohet shumësi, bashkësia, një shoqëri njerezore tjetër. Po ribëhet nga fillesa……nuk kishte akuj, as aisbergé notues, kishte diçka tjetër, dicks gurgulluese, diçka që kërkonte të vlonte. Kjo gurgullime, buléza që ngriheshin, ngroheshin… herë më dukej se zbriste nga lart poshtë, jo, ngrihej nga poshtë lart, ishte një vorbull e ngatërruar, por gjithnjë rrotulluese, që po më merrte mua, që po e merrte atë, që po na merrte të dy me vete. Nuk e di ku po na çonte….
Autoportret me ngjyra uji
2,000 L
E trishtueshme është të pranosh se ti je një ikjeardhje absurde, një endacak mjeran në një tymnajë të helmet asfiksuese.
Komente
Nuk ka ende komente