Albertina e zhdukur

1,400 L

SKU: 9789928251558 Kategoria

Gruaja, fytyrën e së cilës e shohim edhe në erresirë, aq sa edhe kur mbyllim sytë, nuk rreshtim së adhuruari sytë e saj të bukur, hundën e bukur, të cilat s’ rrimë dot pa ia parë, ajo grua unike, e dime fort mirë që mund të kishte qenë dikush tjetër po të kishim rastisur në një qytet tjetër nga ai ku u takuam, nëse do të kishim shëtitur në lagje të tjera, nëse do të kishim vizituar një sallon tjetër. Unike, themi ne? Si ajo mund të ketë me mijëra gra. E megjithatë, ajo është një e vetme, e patjetërsueshme para syve që e dashurojnë, e pazëvendësueshme për një kohë të gjatë nga një tjetër. Por, falë ca grishjeve magjike, ajo grua thjesht ka zgjuar mijera elemente dashurie që egzistonin brenda nesh në gjendje të copëzuar dhe duke i mbledhur tok, duke i bashkuar, duke fshirë çdo çarje midis tyre, ndërsa ne vetë, duke i veshur tiparet e saj, i kemi dhënë një fytyrë personit të zemrës.

Komente

Nuk ka ende komente