-
(0 reviews)
Vetmia e numrave prim
900 LKy roman është historia e dhimbshme dhe ngashëruese e Aliçes dhe e Matias, si dhe personazheve që i shoqërojnë këta në udhëtimin e tyre. Me një stil të shkruari që përshkohet nga pjekuria dhe qëndrueshmëria befasuese, Paolo Giordano prek me vështrim të qartë e të thellë një temë therëse për sa u takon ndërlikimeve emocionale. Kështu ai u dhuron lexuesve një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më të rralla e më emocionuese, mbushur plot dhembshuri të pikëlluar dhe shpresë këmbëngulëse.
-
(0 reviews)
Përpara fundit
560 LNjë mesazh, që rrjedh përgjatë tërë librit, i sintetizuar me qartësi të pangatërrueshme në: “Paktin mes të Humburve”, i cili konfigurohet si një manifest programatik autentik; nga një lexim anarkiko-kristian i historisë lind nxitja për një solidaritet themelues të një bote të re, i vetmi, që do të lejojë kapërcimin e tmerreve dhe padrejtësive, mbijetesën e njerëzimit.
-
(0 reviews)
Pa prekur
1,000 LKy është një roman që denoncon indiferencën, që ngre gishtin akuzues dhe na kujton se nuk jemi përgjegjës vetëm për ato që bëjmë, por edhe për ato që nuk bëjmë, për ato që nuk mbrojmë dhe për ato që duhet të ngremë zërin, por heshtim.
-
(0 reviews)
Lulet e ftohta të marsit
900 L“Lulet e ftohta të marsit” është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
-
(0 reviews)
Jul Çezari
500 L“Jul Cezari” u shkrua mes viteve 1599 dhe 1601, ku Shekspiri dramatizon, por edhe ndërlidh me mjeshtëri karakteret e veprës “Jetët Paralele” të Plutarkut, duke krijuar veprën teatrale më të fortë të botës, sa që me të drejtë konsiderohet shumë më me vlerë sesa duzina vëllimesh historianësh të specializuar.
-
(0 reviews)
Romeo dhe Zhuljeta
800 LKjo dramë tragjike për të dashuruarit e rinj të pafat është vlerësuar si një vepër e jashtëzakonshme, duke u shndërruar në simbolin e dashurisë së parealizuar.
-
(0 reviews)
Motra Keri
1,400 LRomani “Motra Keri” qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapsire epike.
-
(0 reviews)
Eugjen Onjegini
600 LRomani në vargje “Eugjen Onjegini” është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin “Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20′ të shekullit XIX”. Fillimi i shekullit të XIX – të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko – shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër ushtrisë së Napoleonit.
-
(0 reviews)
Të kesh dhe të mos kesh
700 LErnest Heminguej në romanin e tij të rëndeshishëm “Të kesh dhe të mos kesh” përshkruan me mendjemadhësi vuajtjet individuale të atyre që kanë dhe të atye që s’kanë, si dhe krijon një nga portretet më delikate dhe më prekëse në krijimtarinë e tij. Zbavitës dhe tragjik, i gjallë dhe poetik, me një ndikim të jashtëzakonshëm emocional. Në këtë roman shumë realist, e, megjithatë, çuditërisht delikat e të guximshëm, Heminguej e ngre aventurën e madhe letrare në një nivel të ri.
-
(0 reviews)
Odiseja
1,500 L“Odiseja” u krijua, ndoshta, rreth shekullit të 8-të para Krishtit. Në 12.110 vargjet e saj, ajo tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (të quajtur Uliks në latinisht), hero grek dhe mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë.
-
(0 reviews)
Iliada
1,500 L‘Iliada” është monumenti më i vjetër i shkrimit të lashtë grek, i krijuar nga gjeniu gjysmë legjendar i verbër Homeri. Iliada datohet paraprakisht në shekullin 8-9 para Krishtit. e., dhe ngjarjet e përshkruara në të datojnë në shekullin 13-12 para Krishtit. e., kur nën muret e të mëdhenjve qytet antik u shpalos nga lufta afatgjatë e Trojës.
-
(0 reviews)
Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizianëve
1,600 L‘Shkëlqimi dhe mjerim i kurtizanëve” është publikuar në vitin 1838 – 47 në Francë dhe është në vijim të “Komedisë njerëzore”, ku personazh kryesor është Lysjen de Rumbepre. Jeta pariziene, martesa dhe paraja janë çështjet qëndrore të këtij romani.
-
(0 reviews)
Strehëza e ëndrrave
1,000 LKy është një roman ku shtrohet thelbësisht problemi i vlerës së jetës. Jeta është e paçmuar. Ajo nuk ka çmim. Dhe ne të gjallët nuk mund ta vlerësojme atë, përderisa jemi veçse pjesëza të jetës dhe lastarë. Jeta është Zoti. Ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë jetën. …”
-
(0 reviews)
Për kë bie kambana
1,200 LPër kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e guerilasve, ndërsa ai është dërguar me mision për të hedhur në erë një urë para ofensivës së forcave të qeverisë.
-
(0 reviews)
Edipi Mbret
500 LSofokliu e mori komplotin e tragjedisë së tij nga cikli i miteve teban, shumë i popullarizuar në mesin e dramaturgëve athinas; por bashkë me të imazhi i heroit kryesor, Edipit, shtyu në plan të dytë të gjithë historinë fatale të fatkeqësive të familjes Labdakid. Zakonisht tragjedia “Edipi mbret” klasifikohet si një dramë analitike, pasi i gjithë veprimi i saj bazohet në një analizë të ngjarjeve që lidhen me të kaluarën e heroit dhe të lidhura drejtpërdrejt me të tashmen dhe të ardhmen e tij.
-
(0 reviews)
Karriera e Rugonëve
1,000 LRomani “Karriera e Rugonëve”, që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, duhet të quhet me titullin shkencor: “Origjina”, është romani i parë i ciklit të Rugon Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II. Prandaj, ai e shtrin veprën e tij në kohë e hapësirë, i jep asaj sfondin historiko – politik, mban në të ritmin e kohës, përdor ngjyrat lokale dhe paraqet tërë atë vorbull idesh që vunë në lëvizje atë epokë.















