• (0 reviews)

    Burri me pardesy të bardhë

    700 L

    Nobelisti turk Orhan Pamuk është shprehur se shkrimtari Oguz Atay ka qenë pika e tij e referimit në shumë aspekte letrare dhe ekzistenciale.

  • Sasi e limituar
    Vendmbajtëse
    (0 reviews)

    Çelësat e mbretërisë

    1,200 L

    Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor.

  • (0 reviews)

    Çiraku i arkitektit

    1,400 L

    Do të të them një të fshehtë. Nën çdo ndërtesë që ngremë, të vogël a të madhe, përfytyro sikur ndodhet qendra e gjithësisë. Kështu do të punosh me më tepër kujdes dhe dashuri.

  • (0 reviews)

    Cirku i Iluzioneve

    1,000 L

    Një histori prekëse, dramatike, por plot shpresë, me dy protagonistë të zot që ëndërrojnë në një botë të pamëshirshme.

  • (0 reviews)

    Çudia në mendjen time

    2,000 L

    Kush vendos për dashurinë dhe ndjenjat tona: ajo çfarë dëshirojmë ne apo ajo që fati na ka caktuar? A e përcaktojnë zgjedhjet tona lumturinë që ëndërrojmë apo forca të tjera jashtë nesh na e diktojnë atë, edhe fatin tonë?

  • (0 reviews)

    Danc Danc Danc

    1,500 L

    Duke luajtur si përherë me kufijtë mes ëndrrës dhe realitetit, në kërkim të lidhjeve njerëzore të shoqërisë së kapitalizmit të avancuar dhe me analiza të holla muzikore tipike të tij, Murakami ia doli të shkruajë këtë histori të mrekullueshme, që sipas fjalëve të atij vetë, u bë libri i tij më i dashur që ka shkruar deri tani.

  • (0 reviews)

    Dantja i pashmangshëm

    500 L

    Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. “Komedia hyjnore” e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën. Pyetjes që Eugenio Montale, në kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe të tjerëve: “Ç’kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?”, poetët e botës i janë përgjigjur e do t’i pergjigjen në mënyra të ndryshme, sipas “gjendjes” së tyre. 

  • (0 reviews)

    Darka e gabuar

    900 L

    Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse e hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht. Ç’ka ndodhur në atë darkë? Ç’ka qenë e vërtetë nga ajo që është treguar më pas prej njërës palë, të zotëve të shtëpisë, dhe prej palës tjetër, të ftuarve? Së fundi, ç’ka qenë e fshehta që dyshohet se është mbuluar me kujdes? Për shkak të komplotit të famshëm të bluzave të bardha në Kremlin dhe të vdekjes së Stalinit, hetimi i darkës merr befas përmasa planetare. Kadare jep një version të tij të ngjarjes në një roman, që ta mban frymën pezull gjer në rreshtin e fundit.

  • (0 reviews)

    Dashnori i Kinës së Veriut

    800 L

    Pasionet janë parësore, të dhunshme: një vëlla i gatshëm për të vrarë për pak drogë, një nënë e prirë të prostituojë të bijën, një burrë i pasur kinez që vjen nga Veriu, përballë një familjeje të shkatërruar.

  • (0 reviews)

    Dashnori japonez

    1,200 L

    “Ka pasione që ndizen si zjarre, derisa fati i mbyt me një të rënë të putrës. Por edhe në këto raste mbeten thëngjij të ngrohtë, që janë gati të digjen sërish sapo gjejnë oksigjenin”.

  • (0 reviews)

    Dashuri

    750 L

    Dashuri është një roman rreth jetës së disa grave dhe marrëdhënies së tyre me të ndjerin Bill Cosey.

  • (0 reviews)

    Dashuri apo urrejtje

    900 L

    Mes tyre kishin bërë vend dashuria dhe urrejtja. Po tani ç’ndjenin për njëra-tjetrën? Dashuri, apo urrejtje?

  • (0 reviews)

    Dashuria e parë

    500 L

    Samuel Beket është një nga shkrimtarët modernë të shekullit të XX, njëherësh themelues i teatrit absurd. Vepra e Beketit na sjell një këndvështrim tragjikomik të ekzistencës njerëzore, shpeshherë të shoqëruar me një komedi të zezë dhe humor vrasës.

  • (0 reviews)

    David Golder

    700 L

    Në vitin 1929, botuesi Bernard Grasset lexoi brenda natës dorëshkrimin e David Golder dhe vuri madje edhe një lajmërim në gazetë për të gjetur autorin anonim, dhe disa ditë më pas u njoh me Irène Némirovsky-n. Aty për aty, ai nuk deshi ta besonte se qe pikërisht ajo vajzë elegante dhe e sigurt në vetvete, bijë nga borgjezia e lartë strehuar në Paris pas revolucionit bolshevik rus, që kishte shkruar një histori kaq të guximshme, edhe mizore edhe të shkëlqyer – një vepër ngado që ta ktheje, e denjë për dorën e një romancieri të pjekur.

  • (0 reviews)

    Deborë në Tiranë

    1,000 L

    Historitë e dedektivit privat Bardhyl Nini vijojnë nëpër një Tiranë kaotike, ku lufta mes së mirës dhe së keqes, pushtetit, parasë dhe dashurisë për vendin nuk reshtin asnjëherë.

  • (0 reviews)

    Deri në frymën e fundit

    1,000 L

    Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë.