• (0 reviews)

    Prit edhe pak

    800 L

    Poezi tashmë në kulminacionin e artit “dritëroian”, poezi mbi jetën e vdekjen, gëzimin e trishtimin, ndjenjën dhe erosin, natyrën dhe qytetërimin, rininë e pleqërinë. Filozofia e mbrujtur aq mrekullisht dhe aq natyrshëm me mençurinë e thukët të popullit, me artin e madh të Dritëroit shprehur në vargje të mahnitshme. Ironia dhe sarkazma, nënsqeshja dhe buzëqeshja si rrallëherë e si rrallë në botime të mëparshme. I madhi Dritëro, na befason.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Procesi

    890 L

    E rilexoj “Procesin” e Kafkës me admirim edhe më të madh se sa kur e zbulova për herë të parë këtë libër të mrekullueshëm. Sado që është shkruar me shkathtësi, parathënia e Grotisenit nuk më kënaq aspak se na informon për Kafkën në mënyrë të përciptë.

  • (0 reviews)

    PROZA E SHKURTER : NOVELAT, TREGIMET, DRAMAT

    3,000 L

    Martin Camaj punoi rreth pesëmbëdhjetë vjet me këtë tekst, që e konsideronte si veprën e tij kryesore e ku do të përcillte në mënyrë letrare djalërinë e përjetuar në Shqipëri, si edhe ngjarjet revolucionare dhe ndryshimet shoqërore në kohën e komunizmit. Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëbotë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani Rrathë është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar. Prof. Dr. ELVIRA GLASER

  • (0 reviews)

    Proza e skurtër

    3,000 L

    “Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë.

  • (0 reviews)

    Putana e respektueshme

    600 L

    Sa keq une u zhvesha ne banje dhe, kur tu afrova, ti ishe i kuq flake, nuk te kujtohet? Madje te thash: Shikoje pjeshken time. Nuk te kujtohet qe deshe te shuanim driten dhe bëmë dashuri në errësirë? Kjo gjë mu duk mjaft e sjellshme dhe e respektueshme nga ana jote. Nuk të kujtohet fare?

  • (0 reviews)

    Puthje mizore

    1,200 L

    Për të çrrënjosur familjet e Kamorrës dhe për të pasur në zotërim qendrën historike, Nikolas Marazhai duhet të krijojë një konfederatë me O’Uajtin dhe Bandën e Flokëgjatëve. Për të mos u shndërruar nga grabitqarë në pre, Fëmijët duhet të jenë të bashkuar si një grusht i vetëm.

  • (0 reviews)

    Pylli i pigmejve

    1,000 L

    Ky roman mbyll trilogjinë “Kujtimet e Shqiponjës dhe Jaguarit”, të cilat nisën me Qytetin e Shtazëve, vijuan me Mbretërinë e Dragoit të Artë dhe Pyllin e pigmejve.

  • (0 reviews)

    Pylli norvegjez

    1,400 L

    “Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por një pjesë e lindur e saj”. Ky është qerthulli i romanit “Pylli norvegjez” dhe shpjegesa se përse e shkroi dhe si e ktheu në të suksesshëm autori botimin e tij.

  • Sasi e limituar
    Out of stock
    (0 reviews)

    Qëllo, tashmë jam i vdekur

    1,800 L

    Një tjetër kryevepër nga Julia Navarro në shqip: “Qëllo, tashmë jam i vdekur”. Rrëfimtarja na çon në një udhëtim nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, ku trajton aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë historinë intensive dhe prekëse të dy burrave kurajozë që ditën të kapërcenin dallimet politike e fetare falë miqësisë së tyre të pashembullt.

  • (0 reviews)

    Qielli s’ka preferenca

    1,400 L

    Romani “Qielli s’ka preferenca”, i autorit me famë botërore Erich Maria Remark, është një prurje interesante e letërsisë së re, por tanimë me temë nga garat e automobilizmit, në një vdekje tragjike.

  • (0 reviews)

    Qyteti i avullit

    800 L

    ‘Qyteti i Avullit” është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.

  • (0 reviews)

    Qyteti i fundit

    1,000 L

    Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t’u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.

  • (0 reviews)

    Rastet

    600 L

    Poezia … është ftesë për të shpresuar. Ky është koncepti kyç i nobelistit italian Montales, vepra poetike e të cilit na vjen në shqip me një përkthim dinjitoz nga Mimoza Hysa.