-
(0 reviews)
Lufta e grave
1,200 L“Lufta e Grave” (La guerre des femmes), është njëri nga romanet e suksesshme të shkrimtarit të madh frances, të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Aleksandër Dyma. Ky roman, edhe pse disi i harruar dhe i lënë në hije, mbetet po aq i sukseshmëm sa edhe Tre musketierët apo Konti i Monte Kristo. Temën qendrore të rij e përbëjnë ngjarje dhe fakte të vërteta nga historia politike e Francës e shekullit XVII.
-
(0 reviews)
Lumturia martesore
700 LKy roman flet për dashurinë dhe martesën e një vajze të re shtatëmbëdhjetëvjeçare, Masheçkës, me Sergej Mihailliçin, një burrë shumë më të madh në moshë, mik prej kohësh i babait të saj të ndjerë. Pas një lidhjeje romantike disi të trazuar, ata martohen bashkë dhe shpërngulen te shtëpia e Mihailliçit.
-
-
(0 reviews)
Manastiri i Parmës
1,500 LStendali është i rrallë edhe për një arsye të thjeshtë, sepse lexohet me ëndje të vazhdueshme, në të gjitha kohët.
-
(0 reviews)
Martin Iden
1,000 LMartin Iden ishte dhe mbetet një roman intim edhe për këtë fund të parashikueshëm në pamjen sipërfaqësore të gjërave, por logjik në kontekstin e krizës së besimit ku përfshihet protagonisti.
-
(0 reviews)
Mbretëria dhe mërgimi
600 LNë novelat “Mërgimi dhe mbretëria” shpalosen si me magji fërgëllima e shpirtit njerëzor dhe përshkrimi i natyrës, harmonia dhe përkohësia, hijeshia e rruzullimit dhe brenga e muzgut magjiplotë. Thurja e një vepre të këtillë, që do t’i bënte mrekullisht ballë kohës dhe brezave, nga e cila rrëzëllijnë krejt natyrshëm kumte jete, do ta ngjiste mbrujtusin e saj mjeshtëror më 1957, në kreshtën kurorëzuese të Çmimit “Nobel”.
-
(0 reviews)
Mbreti Lir
600 LMbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të pasinqertë për të vërtetuar dashurinë e vet dhe asaj i hiqet trashëgimia.
-
(0 reviews)
Meri Popins
950 LKjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
-
-
(0 reviews)
Metamorfoza
800 LTema themelore e prozës së tij tepër të saktë nga ana gjuhësore është lufta pa rrugëdalje e individit nga një qenie mistike të pandryshueshme kundër forcave të fshehta anonime të kudondodhura, armiqësore ndaj tij. Kjo situatë bëhet edhe më e qartë para frikës së ekzistencës që buron nga realiteti i përditshëm si te Metamorfoza, tmerrit të panjohur e të mistershëm, para një mekanizmi shtetëror autoritar të pashpirt.
-
(0 reviews)
Metamorfoza
700 L“Metamorfoza”, pa dyshim rrëfimi më i shquar i Kafkës, është gjithashtu dhe teksti i tij më mizor. Aty gjejmë tema të ngjashme me ato të Verdiktit (urrejtja e të atit për të birin dhe e të birit për të atin, tmerri i jetës familjare, mediokriteti i një borgjezie të mbyllur), por këtu gjithçka është e shtyrë në skaj; rrëgjimi nuk shkon thjesht deri te vetmia dhe shpirtvogëlsia, por zbret deri në shtazëri.
-
(0 reviews)
Metamorfoza
600 LFranz Kafka çmohet si simbol i letërsisë moderne. Parimi mbi të cilin ngihet tërë vepra e Kafkës ka karakter ekzistencial. Vepra e tij shpreh në mënyrë të tërthortë aspiratën e njeriut për të jetuar në një botë më të sigurtë, më humane, ku gjithkush mund t`i gjejë një kuptim më të lartë jetës.
-
(0 reviews)
Migjeni- Vargjet e lira
800 LNë ketë vëllim të përgatitur për nxënësit dhe studentët janë përmbledhur pjesë nga krijimtaria poetike e vëllimit “Vargjet e lira” dhe proza e shkurtër e Migjenit, “Novelat e qytetit të veriut”. Botimi ka një parathënie të përgatitur nga Skënder Luarasi dhe shënime nga bashkëkohësit e poetit të madh.
-
(0 reviews)
Mirupafshim atje lart
1,500 LMirupafshim atje lart është një roman emocionues dhe i guximshëm që rrëfen trazirat e periudhës së parë të pasluftës, iluzionet e armëpushimit, hipokrizinë e Shtetit që lëvdon të vdekurit, por harron të gjallët, neverinë e ngritur në virtyt.
-
(0 reviews)
Mjeshtri Dhe Margarita
1,400 L“Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë clandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.
-
(0 reviews)
Mobi Dik
1,500 LPërveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe prapëseprapë kaq mistik dhe kaq pranë së të parrëfyeshmes qe ky mendim sa unë pothuajse rashë në dëshpërim me përpjekjen për ta hedhur në një formë të kuptueshme.