-
(0 reviews)
Spiuni dhe tradhtari
1,500 LHistoria më e madhe e spiunazhit të Luftës së Ftohtë. Ben Macintyre, në librin e tij “Spiuni dhe tradhtari” tregon një histori tradhtie, jetë të dyfishtë dhe guximi të madh që arriti ta ndryshojë kursin e Luftës së Ftohtë përgjithnjë.
-
(0 reviews)
Spqr – Një histori e Romës së lashtë
1,500 LAjo çmonton mitet dhe narrativat e ngulitura në mendjet tona që nga koha e Mesjetës për të na dhënë një histori ashtu si realisht mund të ketë qenë dhe jo ashtu si ne e imagjinojmë.
-
(0 reviews)
Stalingradi
2,500 LStalingrad, shkruar nga autori Vasily Grossman, është një histori mbi betejën e ndodhur në qytetin e Stalingrad gjatë luftës së dytë botërore. Grossman ka arritur të përshkruajë me një stil origjinal atë që konsiderohet si një nga luftërat më makabre. Vlerësuar si “lufta dhe paqja” e shekullit të 20-të, kjo vepër është një dëshmi e pasur mbi realitetin e Europës lindore, treguar nëpërmjet një larshmërie të pasur detajesh dhe faktesh.
-
(0 reviews)
Stamboll Stamboll
1,000 LNjë qeli, katër burra, dhjetë ditë, një mori historish: një vjetër janë të burgosur në një dhomë të ngushtë e të akullt në bodrumet e Stambollit. Mes marrjes në pyetje, torturave, kohës pezull dhe palëvizshmërisë së detyruar, në të cilën janë gozhduar, ata zbulojnë magjinë dhe fuqinë e fjalës si e vetmja rrugë e mundshme shpëtimi. Personazhet e këtij libri, ashtu si te Dekameroni, kalojnë kohën e izolimit të tyre duke i treguar njëri-tjetrit histori dhe kështu, në një rrëfim koral, zbulojnë fillin që i lidh dhe arsyen pse gjenden të burgosur.
-
(0 reviews)
Stambolli – Kujtime dhe qyteti
1,400 LAutori i rrëfen lexuesit monumentet dhe parajsën e humbur të Stambollit, rrugicat e ngushta, vilat dhe kanalet osmane; na njeh me shkrimtarët, artistët dhe gazetarët. Në një mënyrë prekëse, tërheqëse dhe të magjishme Pamuku e transformon këtë biografi të pazakontë, të filluar si “portret artisti në rini”, duke e shndërruar në “portret artisti në qytet”. Ky libër është njëkohësisht edhe historia e qytetit, edhe autobiografia e shkrimtarit.
-
(0 reviews)
Stinë pandemie
900 LNjë libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, “I Humburi”.
-
(0 reviews)
Stoiku
1,000 LMe “Triologjinë e Dëshirave”, ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
-
(0 reviews)
Stoiku i përditshëm
1,500 L“Stoiku i përditshëm” është një guidë tërheqëse dhe e thjeshtë për jetën e mirë, duke i sjellë mençurinë klasike brezave të rinj.
-
(0 reviews)
Streha e Krishtlindjes
1,200 LRichard Paul Evans autori i famshëm për romancat e Krishtlindjeve na vjen me një roman tjetër në shqip: Streha e Krishtlindjes: Ashtu si letërsia, edhe marrëdhëniet njerëzore duhen jetuar me pasion dhe ndjeshmëri, që të jenë të suksesshme e jetëgjata.
-
(0 reviews)
Strehëza e ëndrrave
1,000 LKy është një roman ku shtrohet thelbësisht problemi i vlerës së jetës. Jeta është e paçmuar. Ajo nuk ka çmim. Dhe ne të gjallët nuk mund ta vlerësojme atë, përderisa jemi veçse pjesëza të jetës dhe lastarë. Jeta është Zoti. Ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë jetën. …”
-
(0 reviews)
Strehimi sekret 12 qershor 1942 – 1 gusht 1944, Anne Frank
1,000 LËshtë i pari botim i plotë në shqip i këtij ditari emocionues e të jashtëzakonshëm i një vajze hebreje 13-vjeçare, që vdiq në një kamp përqëndrimi në Gjermani.
-
(0 reviews)
Studime etimologjike
2,200 LNë veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. Eqrem Çabejt vendin qendror e zënë Studime etimologjike në fushë të shqipes, vepër e jetës e autorit.
-
(0 reviews)
Suitë franceze
1,000 LShkruar në zjarrin e historisë, romani Suitë franceze përshkruan pothuaj drejtpërdrejt Eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irène Némirovsky ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit të një popullsie të shpartalluar.
-
(0 reviews)
Sula
600 LNë qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.
-
(0 reviews)
Supa Miso
1,000 LÇmimi “Akutagawa”, një nga çmimet letrare më prestigjioze të Japonisë, e çimentoi reputacionin e Ryu Murakamit në vendin e tij, si mjeshtër i letërsisë së errët dhe të dhunshme.
-
(0 reviews)
Superarratisja e babagjyshit
1,500 LXheku duhet të ndihmojë gjyshin që të realizojë një arratisje të guximshme nga shtëpia e vjetër e Matron Suin.