• (0 reviews)

    Si vdesin demokracitë

    1,200 L

    Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d’état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.

  • (0 reviews)

    Si vrasin vajzat e mbara

    1,400 L

    Një nga thrillerat më të mirë të kohës tonë, në seri, shkruar mjeshtërisht nga Holly Jackson vjen në gjuhen shqipe, nën kujdesin e Botart. ”Si vrasin vajzat e mbara” është romani i parë i një serie me disa vëllime.

  • Sasi e limituar
    Siddharta
    (0 reviews)

    Siddharta

    800 L

    Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh. Edhe pse bën fjalë për një vend dhe kohë shumë të largët nga Gjermania e vitit 1922, atëherë kur u botua libri, ky roman është i mbushur me ndjesitë e periudhës së Hermann Hesse-s, duke kombinuar filozofi të pangjashme me njëra-tjetrën, si fetë lindore, prototipat Jungianë, individualizmi perën- dimor, në një vizion unik për jetën, të shprehur përmes kërkimit të një njeriu për kuptimin.

  • (0 reviews)

    Signs & Symbols: An illustrated guide to their origins and meanings

    3,200 L

    Discover the fascinating origins and meanings of over 2,000 signs and symbols from mythology and religion to astrology and ancient tribes in this comprehensive guide.

  • (0 reviews)

    Sikur të isha djalë

    500 L

    “Sikur të isha djalë” i Haki Stermillit është romani që protagonist ka Dijen, vajzën e cila qysh në fëmijëri sfidohet nga jeta, shkon deri në atë pikë sa ajo thotë “sikur të isha …

  • (0 reviews)

    Simboli i humbur

    1,300 L

    “Simboli i humbur” është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme, të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot. I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C.

  • (0 reviews)

    Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim

    1,000 L

    Autori, Vasil Naçi,  jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e komunikimit vlejnë tejmase për këdo, me fokus të posaçëm sipërmarrjen. Besojmë se ata që janë në kërkim të çelësit të harmonisë dhe të suksesit në jetë, pas leximit të librit do ti jenë mirënjohës autorit. Ne iu garantojmë se fjala e Vasil Naçit ia vlen të dëgjohet; përmes veprës së tij ke ç’të mësosh dhe përfitosh.

  • (0 reviews)

    Skënderbeu

    1,500 L

    Në vazhdën e jetëshkrimeve dhe monografive të shumta kushtuar Gjergj Kastriotit, “Skënderbeu” i Schmittit është portreti më i plotë, i ndërtuar me mjetet e historiografisë moderne, me një depërtim të pazakontë në shoqërinë, në protagonistin dhe personazhet kryesore rreth Aleksandrit të ri.

  • (0 reviews)

    Skulptura, parimet dhe praktikat

    1,000 L

    Një hyrje rreth skulpturës

  • (0 reviews)

    Sofokliu në prozë

    900 L

    Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale të mëdha, nga e vërteta dhe drejtësia.

  • (0 reviews)

    Sonata e Krojcerit

    840 L

    Lev Tolstoi e shkroi librin gjatë periudhës kur po kalonte kriza të mëdha në martesë me bashkëshorten, përderisa ajo e bëri të njëjtën me librin “ I kujt faji pra?”.

  • (0 reviews)

    Sonatë në Aushvic

    1,300 L

    Një foshnjë e lindur në kazermat e Aushvic Birkenaut në tetorin e vitit 1944. Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. Disa dekada më vonë, Amalia, vajza portugeze e një babai gjerman, fillon të heqë velin që mbulon të kaluarën naziste të familjes, nëpërmjet një partiture muzikore të gjetur, e nënshkruar nga gjyshi i saj Friedrik dhe e titulluar “Për Hajan”.

  • (0 reviews)

    Spare – Në hije

    1,500 L

    Menjëherë pasi është botuar në anglisht, vetëm pak javë më pas, shtëpia botuese “Uegen” sjell në shqip autobiografinë që është kthyer në bestseller-i i momentit në të gjithë botën. Për herë të parë, Princ Herri tregon historinë e tij, duke përshkruar udhëtimin me ndershmëri të vërtetë, të patundur. Një botim historik, plot dije, zbulesë, vetë-ekzaminim dhe mençuri të fituar me vështirësi, lidhur ngushtë me fuqinë e përjetshme të dashurisë mbi pikëllimin. Pas datës 6 mars, libri vjen në duart e lexuesve.

  • (0 reviews)

    Spiritus

    1,000 L

    Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike…

  • Sasi e limituar
    Spiun mes shokësh
    (0 reviews)

    Spiun mes shokësh

    2,000 L

    E treguar në bazë të dosjeve të porsahapura té MI5-és dhe të dokumenteve familjare të pazbuluara më parë, libri “Spiun mes shokësh është historia e një mashtrimi monumental, që përcaktoi betejën e spiunazhit gjatë Luftës e Ftohtë dhe dërgoi qindra veta drejt vdekjes. Jeta mahnitëse e Kim Filbit, dezertorit britanik dhe urithit sovjetik më famëkeq në histori, është një rrëfenjë e besnikërisë politike dhe dyfaqësisë personale; e një ekzaminimi të tmerrshëm se ku arrin ta njohësh tjetrin në të vërtetë