Sa nga ajo që kemi arritur na bën vërtet të lumtur?
Fysuni kishte ndërtuar një jetë që shumëkush do ta kishte zili. Një karrierë të suksesshme, ndikim dhe një vend në botën ku gjithçka dukej se matej me arritje. Mirëpo, pas asaj pamjeje të përsosur fshihej një grua që po i largohej gjithnjë e më shumë vetes.
Kur besimi fillon të lëkundet, ajo detyrohet të përballet me pyetjet që i kishte shmangur për vite të tëra.
Çfarë i mbetet njeriut kur humbet gjithçka me të cilën është mësuar të identifikohet?











