Miliona njerëz ndiqnin jetën e familjes së saj në YouTube. Për publikun, ata ishin familja e lumtur dhe perfekte. Por pas buzëqeshjeve, kamerave dhe videove familjare fshihej një realitet i errët, i mbushur me kontroll, abuzim dhe dhimbje.
Në këtë rrëfim tronditës, Shari Franke tregon të vërtetën e fëmijërisë së saj dhe rrugën e vështirë drejt çlirimit nga e kaluara. Një histori guximi, mbijetese dhe shërimi, që ngre pyetje të forta mbi prindërimin, abuzimin dhe çmimin e ekspozimit të jetës private në rrjetet sociale. Jo gjithçka që duket perfekte është e lumtur. Dhe ndonjëherë, për të gjetur veten, duhet të gjesh guximin të largohesh nga gjithçka që të ka mbajtur peng.











