Poeti

1,200 L

Një roman që është e pamundur ta lëshosh nga dora… një kryevepër e vërtetë nga pena e një prej mjeshtërve të zhanrit thriller.

SKU: 9789928136671 Kategoria

Xhek Mekevoj është gazetar i kronikës së zezë në një gazetë lokale të qytetit të Denverit: profesioni i tij janë vdekjet e dhunshme. Kështu që kur Shoni, vëllai i tij binjak, detektiv në sektorin e vrasjeve në policinë lokale, gjendet i vrarë dhe mendohet se ka vrarë veten, ai gjykon se mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë tragjedi, do të ishte të bënte atë që dinte të bënte më mirë: të shkruante për të. Por kur i futet punës të kërkojë të kuptojë arsyet që mund ta kishin shtyrë të vëllanë të vetëvritej, gjithnjë e më tepër bindet se jo vetëm që i vëllai s’e kishte vrarë veten, por se ai ishte viktimë e një vrasësi serial, i cili me sa duket kishte vrarë po ashtu një numër policësh të tjerë nëpër Amerikë. E vetmja gjurmë që vrasësi kishte lënë pas ishin disa vargje enigmatike nga Edgar Allan Poe. Dhe kështu Xheku nis të kërkojë të vërtetën e një historie që rezulton mjaft më e komplikuar nga ç’e kishte përfytyruar, nga e cila ai do mund të shkruante atë që padyshim kishte për të qenë vepra e jetës së tij, por sigurisht nëse ndërkohë s’do kthehej vetë në një viktimë.

Shtëpia Botuese

Idk

Numri i faqeve

512

Autori

Michael Connelly

Komente

Nuk ka ende komente