Modernë & Bashkëkohorë

Teoja i Goldenit

1,500 L

Në stok

Me mbi 1 milion kopje të shitura dhe në krye të listës së librave më të shitur, sipas New York Times-it, ky është fenomeni letrar që lindi vetëm falë sugjerimeve të lexuesve mes njëri-tjetrit.

SKU: 9789928868145 Kategoria
  • AutoriAllen Levi
  • Shtëpia BotuesePegi
  • Numri i faqeve441

Me mbi 1 milion kopje të shitura dhe në krye të listës së librave më të shitur, sipas New York Times-it, ky është fenomeni letrar që lindi vetëm falë sugjerimeve të lexuesve mes njëri-tjetrit. Një mëngjes pranvere, në një qytet të vogël jugor zbret një i panjohur: një plak me theks të huaj, me kureshtjen e një fëmije dhe me një buzëqeshje që i rri fshehur nën buzë. Askush nuk e di kush është, as përse ka ardhur. Në kafenenë e qytetit e presin nëntëdhjetë e dy portrete të vizatuara me laps, të varura në mur. Aty nis një ritual i çuditshëm: plaku i blen portretet një nga një, për t’ua dhuruar njerëzve të vizatuar në tonë këmbim të një historie. Portret pas portreti, dhuratë pas dhurate, përqark tij mblidhet një rreth të harruarish e të padukshmish: secili mëson të shohë veten dhe të tjerët tashmë me një sy të ri. Sepse vëmendja, kur bëhet dhuratë, ka fuqinë të ndryshojë jetë. Po kush është ky njeri që jeton thjesht e dhuron pa kursim? Ç’mister fsheh bujaria e tij? Sikur një ditë, një i panjohur të trokiste në jetën tuaj vetëm për t’ju kujtuar se jeni parë dhe se keni vlerë, a do ta njihnit shenjtërinë nën petkun e një të huaji? E kam njohur trishtimin, ndonëse me shumë mund. Por sa më shumë kalon koha, aq më mirë e kuptoj se kjo është një dhuratë. Te jetosh me trishtimin, ta pranosh atë, është më e lehtë sesa të shtiresh sikur nuk ekziston. Eshtë një nga misteret e mëdha të jetës që trishtimi dhe gëzimi mund të bashkëjetojnë kaq natyrshëm me njëri-tjetrin.

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.