“Me këto net dhe me këto jetë, me këto gra që vrapojnë, me këto zemra që luftojnë, me këto çaste aq dërrmuese sa nuk mund të maten me kohën, duhej bërë diçka. Në çdo faqe qëndron pamundësia për të thënë të gjithë të vërtetën, por edhe dëshira e dëshpëruar për të kërkuar të vërtetën sa më pranë jetës, natës, zemrës, trupit dhe shpirtit.
Nga këto tri gra, duhej nisur me të parën, me atë që sapo kishte mbushur njëzet e pesë vjeç kur vraponte dhe që është e vetmja ende gjallë sot. Kjo grua jam unë…’
Romani Errësirë në zemër ndërthur tri histori grash viktima të dhunës së partnerëve. Në kufirin e brishtë mes forcës dhe poshtërimit, Nathacha Appanah shqyrton enigmën e padurueshme të femicidit bashkëshortor, kur errësira e zezë zë vendin e dashurisë.
Nathacha Appanah me romanin Errësirë në zemër është fituese e çmimeve “Femina” 2025, “Renaudot des lycéens” 2025, “Goncourt des lycéens” 2025.
Komente
Nuk ka ende komente