Vuajtjet e djaloshit Verter

700 L

Nëse letërsia gjermane do t’u përmbahej parimeve drastike të një ndarjeje për nga rëndësia e autorit, atëherë ajo do të duhej të ndahej në letërsinë para Gëtes dhe letërsinë pas …

SKU: 9789951986908 Kategoria

Nëse letërsia gjermane do t’u përmbahej parimeve drastike të një ndarjeje për nga rëndësia e autorit, atëherë ajo do të duhej të ndahej në letërsinë para Gëtes dhe letërsinë pas Gëtes. Dhe nëse vetë veprat e Gëtes do të duhej të ndaheshin për nga ndikimi te publiku, atëherë do të duhej të ndaheshin në para Verterit dhe pas Verterit.

Letërsia botërore ka njohur rrallë vepra që kanë përfshirë lexuesin e çdo kategorie, të çdo vendi dhe të çdo kohe, dhe Verteri mbetet pa diskutim prijatar i të tillave.

“Vuajtjet e djaloshit Verter” është një uragan për shpirtin njerëzor. Ai e trand dhe e pastron atë përmes vuajtjeve të Verterit. Lexuesi i pakohë, përmes letrave të tij, dashuron, zhgënjehet, vuan dhe beson. Dhe gjithsecili prej nesh, qoftë Lotë a Verter, e gjen veten në këtë vepër të papërsëritshme në historinë e letërsisë botërore.

“Që nga ky çast, ti je imjal Imja, Lota ime e dashur! Po largohem para teje nga kjo botë! Po shkoj tek Ati im, tek Ati yt. Do ta derdh pikëllimin tim para tij, dhe ai do të më ngushëllojë derisa ti të vish, dhe unë do të fluturoj drejt teje dhe do të të marr ngrykë e kështu do të qëndrojmë përpara syve të të Plotfuqishmit në një përqafim të përjetshëm.”.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

143

Autori

Johann Wolfgang Goethe

Komente

Nuk ka ende komente