Një udhëzues i domosdoshëm për të marrë vendime më të mençura çdo ditë.”
— James Clear, autor i librit bestseller Shprehi atomike
“Mendo qartë” është aftësi thelbësore që nuk të është mësuar kurrë. Deri më tani.
Një moment i vetëm mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën ose karrierën tënde.
Problemi është se shpesh e kuptojmë se cilat momente kanë rëndësi vetëm pasi ka
kaluar shumë kohë. Po sikur të mund të mësoje t’i shfrytëzosh momentet e
zakonshme e t’i kthesh ato në përparësi të pandalshme?
Mendo qartë do të revolucionarizojë mënyrën tënde të të menduarit dhe veprimit. Ky
udhëzues i domosdoshëm është i mbushur me histori dhe mësime nga disa prej
njerëzve më të suksesshëm në histori, të ndërthurura me njohuri nga neuroshkenca,
ekonomia e sjelljes dhe psikologjia, duke të siguruar përparim si në karrierë, ashtu
edhe në jetën personale.
Mirë se vini në fuqinë e të menduarit qartë.
“I thellë. Praktik. Plot shembuj të gjallë dhe jashtëzakonisht argëtues për t’u lexuar.”
—Jim Collins, autor bestseller i *Good to Great*
“Manual i qartë për të kapërcyer paragjykimet njohëse dhe për të marrë vendime më
të mira.”
— Adam Grant, autor bestseller i Mendohu përsëri
“Nëse do rezultate – të mira – që mund t’i arrish vazhdimisht me besim, lexoje këtë
libër.”
— Annie Duke, autore bestseller e Quit
“Kryevepra e Shane, përmbledhje e të gjitha kërkimeve, intervistave dhe përvojave të
tij, nga e cila secili mund të përfitojë.”
Komente
Nuk ka ende komente