Një bestseller ndërkombëtar tejet tërheqës, ky roman japonez tregon se si sugjerimi i librit të përkryer mund t’i ndryshojë jetën lexuesit.
Çfarë po kërkon? Këtë pyetje bën bibliotekarja më enigmatike e Tokios. Sajuri Komaçi ia del edhe ta kuptojë me përpikmëri se çfarë po kërkon secili prej vizitorëve në bibliotekën e saj, edhe t’i sugjerojë librin e duhur që e ndihmon ta gjejë atë.
Një asistente shitjesh e shqetësuar po përpiqet të fitojë aftësi të reja, një nënë e re provon të tejkalojë uljen që i është bërë në detyrë pas kthimit nga leja e lindjes, një llogaritar i ndërgjegjshëm ëndërron të çelë një dyqan antikuarësh dhe një punonjës i sapodalë në pension kërkon një qëllim të ri në jetë.
Në sugjerimet unike të Komaçit, ata do të gjejnë atë çfarë u duhet për të realizuar ëndrrat e tyre. “Çfarë po kërkon, e gjen në bibliotekë” tregon për magjinë e bibliotekave. Kjo histori frymëzuese na rrëfen se si, duke dëgjuar zemrën, duke shfrytëzuar mundësitë që na jepen dhe duke iu afruar të tjerëve, edhe ne mund t’i arrijmë ëndrrat tona.
Çfarë po kërkon, e gjen në bibliotekë
1,200 L
Një bestseller ndërkombëtar tejet tërheqës, ky roman japonez tregon se si sugjerimi i librit të përkryer mund t’i ndryshojë jetën lexuesit.Çfarë po kërkon? Këtë pyetje bën …
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Trishtil |
---|---|
Numri i faqeve | 268 |
Autori | Michiko Aoyama |
Komente
Nuk ka ende komente