Kronika të dashnorëve të varfër

800 L

Kronika të dashnorëve të varfër është romani që e bëri të njohur emrin e Pratolinit nëpër botë si një nga rrëfyesit më të gjallë e më të ndjeshëm të kohës sonë. Fiorentin nga …

5 stok

SKU: 9992747285 Kategoria Tags: ,

Kronika të dashnorëve të varfër është romani që e bëri të njohur emrin e Pratolinit nëpër botë si një nga rrëfyesit më të gjallë e më të ndjeshëm të kohës sonë. Fiorentin nga lindja, arsimi e kultura, dhe i lidhur me mijëra fije me qytetin e tij, Pratolini ka krijuar me Kronikat një kuadër të paharrueshëm të Firences në vitet e para të fashizmit, përjetuar me freskinë e ndjenjave e të ngjyrave të zemrës dhe fantazisë së tij djaloshare. Qendër dhe “skenë shumëplanëshe” e romanit është një rrugë midis Palazzo Vechios dhe Santa Croces: rruga e Kornos, ku gjallojnë e ngërthehen histori personale e të përbashkëta, familje që kanë në atë rrugë rrënjë shekullore. Burra e gra, jetët e të cilëve përplasen, rrezatojnë njëra-tjetrën, herë me dashuri e shpresë, herë me dhembje e vdekje: e keqja dhe e mira e ekzistencës, trajtuar me ndjeshmërinë e “dëshmitarit të ngjarjeve”. Përkthyer në më shumë se 30 gjuhë, Kronika të dashnorëve të varfër, është një nga sukseset më të bujshme të letërsisë italiane të pasluftës.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

320

Autori

Vasco Pratolini

Komente

Nuk ka ende komente