Orlando, një fisnik i ri dhe një nga oborrtarët më të pëlqyer nga mbretëresha Elizabet, është objekt i vëmendjes së shumë zonjave, por pasi vuan një zemërthyerje zgjedh letërsinë dhe aventurat përkundrejt çfarëdolloj mendimi për martesë. Pasi bëhet ambasador në Kostandinopojë, Orlando bie në një gjumë të gjatë dhe zgjohet papritur i transformuar në grua. Bekuar me dhuratën e mosplakjes, ajo niset në një udhëtim aventuresk në hapësirë dhe kohë, ndërsa vrojton, në shekujt pasues, se si është të jesh grua.
Një “biografi fantastike” frymëzuar nga jeta pompoze e poeteshës Vita Sackville West, Orlando është një jeu d’esprit ekscentrike, ndërsa përbën njëkohësisht një eksplorim të jashtëzakonshëm të problemeve gjinore.
“Ajo bën me fjalën diçka që Jimi Hendrix e bën me kitarë.”
Michael Cunningham
Anëtarja më e famshme e grupit Bloomsbury, shkrimtarja, eseistja dhe kritikja e letërsisë Virginia Woolf (1882 – 1941) ishte një nga eksponentet udhëheqëse të modernizmit si dhe një pioniere e feminizmit.
Komente
Nuk ka ende komente