Rrëfim për dashurinë dhe errësirën

2,000 L

“Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

“Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë, i mbytur përreth tij nga librat në gati dymbëdhjetë gjuhë dhe moria e po aq gjuhëve të folura nga njerëzit përreth tij, gjyshërit, prindërit dhe të afërmit.

Është historia e një adoleshenti, jeta e të cilit ndryshoi pas vetëvrasjes së të ëmës kur ai ishte një fëmijë dymbëdhjetëvjeçar. Është historia e një burri, i cili jetoi mes kundërshtive të familjes dhe pirgut të ëndrrave të tij, mes shkollarëve dhe pasunarëve të rrënuar, një burri të rritur në kibic, i cili ndërron mbiemrin, e një burri që adhuron familjen, për të pohuar një aksiomë se “familja është institucioni më i mistershëm dhe më tërheqës në botë.”

Është historia e një shkrimtari që bëhet pjesëtar aktiv në jetën politike të atdheut të tij e që ndalet të rrëfejë këtë histori tronditëse. Dashuria dhe Errësira janë dy burime të fuqishme energjie që përshkojnë këtë rrëfim të jashtëzakonshëm. Amos Oz merr një rrugëtim letrar nëpër fëmijëri dhe adoleshencën e tij, përmes rrugëve të Jeruzalemit fatal, nëpër martesën e ferrit mes dy njerëzve krejt të ndryshëm, një babai nervoz dhe të arsyeshëm dhe një nëne romantike dhe ëndërrimtare. Gjahu mes këtyre dy botëve të ndryshme, është një djalë i vogël që do ta mbajë gjatë peshën e moshës në shpinë.

Në rrëfimin e Oz parakalon jeta e një shekulli të tërë të familjes së tij, saga e dashuri-urrejtjes me Evropën, cinizmi i dashuri-urrejtjes me arabët. “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” është një libër tragjik, komik dhe pafundësisht transparent, një libër i shitur bujshëm dhe i lexuar me etje nga miliona lexues në të gjithë botën. Është autoportreti magjik i një shkrimtari që jeta e shtyu të ishte dëshmitar i lindjes së një atdheu që ende jeton përmes historisë së tij të turbullt.

Komente

Nuk ka ende komente