Nj? nat? n? Lisbon?

900 L

Një histori e mrekullueshme dashurie, që ka në sfond dhimbjet e shpirtit njerëzor që u largohet barbarive naziste.

4 stok

SKU: 9789928217981 Kategoria

Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA. Një prej këtyre emigrantëve është Jozef Shvarci, i cili prej disa ditësh ka arritur të marrë për veten dhe bashkëshorten e tij, Helenën, vizat për të shkuar në Botën e Re dhe dy bileta për në anijen që është gati për t’u nisur. Por Shvarci nuk ka aspak ndërmend të niset dhe rastësisht gjen një tjetër të arratisur, që ndërkaq ka humbur çdo shpresë të shkojë në Amerikë. Fare thjeshtë, Shvarci i propozon t’i japë pasaportën e tij dhe të gruas, së bashku me biletat e udhëtimit, me kushtin e vetëm që ai të mësojë historinë e tij. Sigurisht që i panjohuri pranon dhe lexuesit i jepet mundësia të dëgjojë rrëfimin e një nate të gjatë, dhe më bukur akoma, të lexojë romanin që është pak ta quash një kryevepër. 

Komente

Nuk ka ende komente