Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net

1,200 L

E braktisur në zyrën e kryetares së bashkisë, një foshnje ka zotësinë ta zbulojë korrupsionin thjesht me praninë e saj, duke i damkosur fajtorët me njolla dhe puçrra të qelbëta. Një eksplorator floriri shumë shpejt detyrohet të luftojë kundër forcave të cilat as në mendje nuk i kishin shkuar.

SKU: 9789994306275 Kategoria

“Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një arritje që të lë gojëhapur dhe një testament i fuqisë së tregimit. Në të ardhmen e afërt, pasi qyteti i Nju-Jorkut goditet nga stuhia, fillojnë çuditëritë. Një kopshtar me këmbë në tokë fillon të kuptojë se shputat nuk ia prekin më tokën. Një autor librash me vizatime sheh në dhomë, kur zgjohet, një qenie enigmatike që i ngjan krijimit të atij vetë. E braktisur në zyrën e kryetares së bashkisë, një foshnje ka zotësinë ta zbulojë korrupsionin thjesht me praninë e saj, duke i damkosur fajtorët me njolla dhe puçrra të qelbëta. Një eksplorator floriri shumë shpejt detyrohet të luftojë kundër forcave të cilat as në mendje nuk i kishin shkuar. I frymëzuar nga përrallat tradicionale të Lindjes, ky roman i Salman Rushdie-ut është një kryevepër mbi konfliktet e vjetra që pllakosin botën edhe sot. “Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një satirë e shfrenuar, e mbushur me dinakëri dhe budallallëk, rivalitete dhe tradhti, kismet dhe karmë, kënaqësi dhe ndëshkim.

Komente

Nuk ka ende komente