Yjet nuk vishen kështu

1,000 L

“Elvira Dones e di fort mirë se për çfarë flet. Në veprën e saj me rëndësi të madhe sa historike e sociologjike, por po aq edhe letrare, nëpërmjet artit dhe mjeshtërisë së saj, ajo përcjell shpërfilljen e çdo ndjesie, ajo u jep një rëndësi të veçantë personazheve dhe ngjarjeve. Një vepër mjaft e rëndësishme për një temë që shumë rrallë është prekur. Ndoshta ngaqë mund të na trishtojë?”

8 stok

SKU: 9789928200303 Kategoria , Tag:

“Yjet nuk vishen kështu” rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda. Një e keqe që shpërthen me dhunën e pafund, me marrëzinë e fitimit përmes rrugëve të lehta, me asgjësimin e çfarëdolloj morali njerëzor, kur shpresat shkatërrohen përfundimisht. Një roman koral, me një fuqi sfilitëse dhe lirike në të njëjtën kohë, që duket se e thith lexuesin që në faqet e para, duke këmbyer, me një ritëm shpesh mbytës, zërin e shpresës e të ëndrrave me klithmat e dhembjes dhe të vdekjes, jo vetëm fizike, por dhe shpirtërore.

Komente

Nuk ka ende komente