Të bëjme përpara

800 L

Në librin “Të bëjmë përpara”, Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t’i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

SKU: 9789928162915 Kategoria

Në shumë vende të botës, ashtu si edhe në Shqipëri, vite pasi femrat arritën 50 % të masës së të diplomuarve në universitet, burrat ende mbajnë shumicën dërrmuese të pozitave udhëheqëse në qeveri dhe në industri. Kjo do të thotë që zëri i gruas ende nuk dëgjohet në mënyrë të barabartë në vendimet që ndikojnë më tepër në jetën tonë. Në librin “Të bëjmë përpara”, Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t’i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë. Sandberg është Drejtore Operative e Facebook – ut dhe revista “Fortune” e ka renditur ndër 50 gratë më të fuqishme në biznes, ndërsa revista “Time” e ka renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë. Në 2010 – ën, ajo mbajti një fjalim entuziazmues në konferencën Ted Talk, ku përshkroi se si gratë, pa e kuptuar, frenonin veten në ndjekjen e karrierës. Fjalimi i saj, që u shndërrua në një fenomen dhe është parë nga më tepër se 2 milionë vetë, u dha zemër grave që të ulen në tavolinë barabar me burrat, të kërkojnë sfida, të ndërmarrin rreziqe dhe të ndjekin synimet e tyre me kënaqësi. Në librin “Të bëjmë përpara”, Sandberg – u rrëmon thellë në këto çështje duke kombinuar histori gazmore nga jeta e saj, me kërkime serioze dhe studime bindëse për të çarë mes shtresave të paqartësisë dhe paragjykimeve që rrethojnë jetën dhe zgjedhjet e grave që punojnë. Ajo tregon vendimet personale, gabimet dhe betejën e përditshme për të bërë zgjedhjen e duhur për veten, për karrierën dhe familjen e saj. Ajo jep këshilla praktike për teknikat e negocimit, mentorimin dhe ndërtimin e një karriere të kënaqshme, duke i nxitur gratë të vendosin caqe dhe të braktisin mitin e të pasurit gjithçka. Ajo përshkruan hapat konkretë që femrat mund të ndërmarrin për të kombinuar arritjet profesionale me përmbushjen personale dhe tregon se si mund të përfitojnë burrat duke ndihmuar gratë në vendin e punës dhe në shtëpi. Shkruar me humor dhe mençuri, libri i Sandberg – ut është një apel frymëzues për të reaguar. “Të bëjmë përpara” është i destinuar të ndryshojë rrjedhën e debatit nga ajo çka nuk bëjnë dot gratë në atë që mund ta bëjnë.

Komente

Nuk ka ende komente