Spiun, agjent i dyfishte, magjepses dhe tradhtar. Kim Filbi nxori sekretet më të mëdha të operacioneve anglo-amerikane në vitet e para të Luftës së Ftohtë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kim Filbi, Nikolas Elioti dhe Xhejms Xhisus Angelton ishin yje në ngjitje te botes informative, dhe shokë të ngushte. Të tre këta spiunë ishin pjesë e klubeve të njëjta. pinin në të njëjtat bare, vishnin të njëjtat kostume te prera sipas masës së trupit dhe flisnin me të njejtin aksent te shoqërisë së larte. Filbi dhe Elioti ishin “djemtë e arte” tè MI6-és, Sherbimit Sekret Informativ të Britanisë; Angeltoni ishte shefi brilant i ri ne moshe i Kunderzbulimit në CIA. Ata për vite me radhë ndanë çdo sekret me njëri-tjetrin.
Por Filbi kishte nje sekret tjetër që nuk e tregonte: ai kishte punuar gjithnjë fshehurazi për Mosken, duke iu dhene padroneve të tij të spiunazhit sovjetik gjithçka, gjë që pati pasoja të përgjakshme. Elioti dhe Angeltoni mendonin se e njihnin Filbin më mirë se kushdo tjetër, por pastaj do të zbulonin se nuk e kishin njohur fare.
Kjo është historia e besimit dhe tradhtisë, klases dhe ndërgjegjes, e një beteje ideologjike midis miqsh e shokësh, të zhvilluar me politese jashtëzakonisht të madhe, por pa mëshirë, në klubet dhe restorantet komode të Londrës dhe Uashingtonit, e një miqësise të farkëtuar mes burrash e pastaj të tradhtuar në mënyrë sistematike.
Komente
Nuk ka ende komente