Yje si dhuratë

1,400 L

Jodi Picoult është një nga autoret më të lexuara, e cila ka botuar mbi 25 romane të përkthyera në 34 gjuhë të botës. Romanet e saj janë plot dramë familjare dhe shprehin një shumëllojshmëri pikëpamjesh ku cdo kapitull ka zë dhe karakter të ndryshëm.

SKU: 9789928035899 Kategoria

Nja pesë kilometra në thellësi të pyllit mu poshtë Kreshtës Amot, e gjen veten në një qetësi aq të ngjeshur, sa të duket vetja sikur ecën nëpër ujë deri në shokë. Vjen mëngjesi dhe s’dëgjohet as kënga e zogjve, as në mes të verës, e aq më tepër tani, me këtë farëlloj ajri të acartë që ngrin ato pak gjethe të cilat me shpirt ndër dhëmbë kapen nëpër degët e pemëve. Asgjë s’pipëtin përmes trungjeve të lisave dhe arrave: kafshët e egra struken thellë nën tokë, përqafur me njëra-tjetrën në vrima apo zgavra pemësh. Trashësia e borës vjen deri në gju të mushkës dhe pas çdo tre-katër hapave ai turfullon i trembur, teksa hedh hapat me vesvese duke u ruajtur nga gropat dhe guralecët nën bardhësinë e pafund.

Komente

Nuk ka ende komente