Roji dhe Çelestja janë mishërimi i Ëndrrës Amerikane. Ai është një nëpunës i ri, kurse ajo artiste në prag të një karriere emocionuese. Por, ndërsa ata i merr me vete rutina e jetës, papritmas vendosen në rrethana që as nuk mund t’i kishin imagjinuar… Roji arrestohet për një krim, që Çelestja e di më së miri se ai nuk ka kryer dhe ajo e sheh veten të humbur duke gjetur ngushëllim te Andrea, miku i saj i fëmijërisë. Por Roji papritmas është liruar dhe kthehet në shtëpi gati për të rifilluar jetën e tyre së bashku.
Modernë & Bashkëkohorë
Një martesë amerikane
1,000 L
Në stok
Kjo histori dashurie është një vështrim tejet i thellë në zemrat dhe në mendjet e tre njerëzve, të cilët në të njëjtën kohë janë të detyruar të veprojnë përtej mundësive të tyre. “Një martesë amerikane” është një kryevepër e rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e dhembje, drejt së ardhmes.
Ka stok
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











