Me shkëlqimin e revolucionit demokratik në Rusi, nisën të lindin edhe ideologji të ndryshme. Dostojevski i sheh me sy kritik edhe idealistët liberalë, duke i portretizuar idetë e tyre si demoniake, edhe absurditetin e konservatorëve për t’u përballur me pasojat sociale. Libri ka pesë personazhe kryesore ideologjike: Verkhovensky, Shatov, Stavrogin, Stepan Trofimovich dhe Kirilov. Nëpërmjet filozofive të tyre, Dostojevski përshkruan kaosin politik të shekullit XIX. Ngjarjet zhvillohen në një ambient provincial, në fillim në pronën e Stepan Trofimovich Verkhovensky dhe Varvara Stavrogina. Djali i e Stepan është një revolucionar i cili përpiqet të organizojë një aleancë revolucionarësh në zonë. Ai e konsideron Nikolain, djalin e Varvarës, si person kyç në planin e tij, pasi ky i fundit nuk ka simpati për njerëzit në përgjithësi.
Djajtë
1,700 L
Një libër tërësisht politik, “Djajtë” është një lloj testamenti i jetës në Rusinë perandorake të fundit të shekullit XIX.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Uegen |
---|---|
Numri i faqeve | 555 |
Autori | Fjodor M. Dostojevski |
Komente
Nuk ka ende komente