Edhe te novelat kemi përshkrimet e tij të nxehta psikanalitike, një dinamizëm të lartë në veprat e përfshira, botën interesante dhe të jashtëzakonshme të personazheve, rritjen e tyre të mahnitshme para syve tanë. Te “Jetë në vetmi” kulmon nota e thellë e egoizmit që përballet me vuajtjen e llahtarshme; te “Net të bardha” një ngjarje e thjeshtë bëhet mbizotëruese dhe merr një tingull të madh social (një nga veprat më të bukura të shkrimtarit të madh). Te “Netoçka Nezvanova” zë vend njeriu i thjeshtë, rruga, shfrytëzimi llahtarisës, sëmundja, lëtyra Tronditje e vërtetë. Por të gjitha veprat e Dostojevskit të madh janë për më tepër, tronditëse. Ato të shkulin me rrënjë nga jeta e rëndomtë dhe krejt e zakonshme që përfshin njerëzimin në çdo kohë.
Novela të zgjedhura
1,700 L
Veprat e Dostojevskit, – vënë në dukje kritika botërore, – janë futur në një furrë me temperaturë të lartë shkrirjeve dhe, pas temperimit, shndrijnë, duke mbetur të pavdekshme Novelat e këtij vëllimi janë: Jetë në vetme, Net të bardha, Netoçka Nesvanova, E druajtura, Heroi i vogël, Një ndodhi e pështirë, Krokodili.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Uegen |
---|---|
Numri i faqeve | 464 |
Autori | Fjodor M. Dostojevski |
Komente
Nuk ka ende komente