Gruaja në dritare

1,300 L

Ky roman konsiderohet si thriller diabolik: askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket. Lexuesi mbahet peng në çdo faqe të tij përmes agorafobisë, ankthit, depresionit, substancave abuzuese, vrasjeve, vdekjeve, etj. Që nga viti 2018, kur u hodh në qarkullim vazhdon të bëjë për vete qindra-mijëra lexues me fuqinë e tij.

5 stok

SKU: 978992821694 Kategoria

Ana Foks jeton e vetme në shtëpinë e saj në Nju Jork, pa guxuar të hedhë këmbën jashtë saj. Ajo e kalon ditën duke pirë verë (ndoshta duke e tepruar pak), duke parë filma të vjetër, duke kujtuar kohët e vjetra dhe… duke spiunuar fqinjët… Derisa në shtëpinë përballë shpërngulet familja Rasëll, e përbërë nga nëna, babai dhe djali i tyre adoleshent. Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipër . Çfarë është e vërtetë? Çfarë është fryt i imagjinatës? Kush është në rrezik?

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

424

Autori

A. J. Finn

Komente

Nuk ka ende komente