Ky libër është shkruar nga një neurokirurg brilant si Paul Kalinithi i cili në një moment të jetës mësoi se ditët e tij në këtë botë ishin të numëruara. Në përpjekjen për të lënë një gjurmë pas për vajzën e tij, për familjen dhe miqtë, la këtë libër memuar i cili mbi të gjitha është një rrëfim i rrallë mbi pyetjen thelbësore se çfarë e bën një jetë me vlerë?
Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes.
Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse.
“Kura e Shopenhauerit” është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.
Kurba J u mundëson politikbërësve dhe strategëve të biznesit, nje set mjetesh novatore që i ndihmon të kuptojnë riskun politik në shoqëritë ku ndryshimi është i shpejtë, mjete të cilat integrojnë pikëpamjet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, në mënyra të reja e krijuese”
Colleen Hoover, autorja numër një më e shitur e “New York Times”-it me librat “Mbaron me ne” dhe “Fillon me ne” bashkon forcat me shkrimtaren po aq të suksesshme Tarryn Fisher, e njohur më së shumti për librin shumë të shitur “Tri gratë e një burri”. Së bashku, ato kanë krijuar një mister magjepsës dhe romantik, që nuk ngjan me asnjë tjetër. Libri “Kurrën e kurrës” do t’i lërë lexuesit pa frymë dhe do t’i bëjë të besojnë në fuqinë e dashurisë.
Kurtizania e Aleksandrisë është një roman i Anatole France, (1844 – 1924), shkrimtar francez, Anëtar i Akademisë franceze, një nga penat më të fuqishme letrare të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX, autor i: “Krimi i Silvestër Bonarit”, “Ishulli i pinguinëve”, “Histori bashkëkohore”, vlerësuar me çmimin Nobel për leërsinë në vitin 1921.
Dua të “jem përdorur” mirë kur të vdes. Sepse sa më shumë punoj, aq më shumë jetoj. I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t’ua kaloj brezave të ardhshëm.
Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej. Por, në qoftë se hyni ndër ata miliona njerëz që shohin lajmet e përditshme dhe kruajnë kokën me habi e shtrojnë pyetjen: “Çfarë po ndodh në botë?”; ose në qoftë se ju interesojnë çështje të tilla që kanë të bëjnë me atë se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë, ju do të vuani të njëjtën pasojë si dikush që nis të udhëtojë për qejf me një makinë të vjedhur.
Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.
Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë. Nuk janë të paktë pseudointelektualët shqiptarë, që me një zell dhe servilizëm të neveritshëm, përpara të huajve, për ndonjë përfitim meskin, shajnë dhe hedhin baltë mbi vlerat e krijuara nga bashkëkombësit e vet.