Pasuria e kombeve është studimi themelor në historinë e shkencave ekonomike dhe formulimi më i hershëm i një sistemi tërësor të politikës ekonomike. Ky është libri i parë i kësaj vepre monumentale dhe shtjellon njohuri të domosdoshme për të gjithë, si sipërmarrës, politikanë, qytetarë të angazhuar apo thjeshtë si konsumatorë.
Botimi i librit më 1776 përkoi me Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ndërsa idetë e këtij libri shtruan rrugën e kapitalizmit modern përmes argumentimit se tregu i lirë, i nxitur nga konkurrenca, krijon një “dorë të padukshme” për të siguruar drejtësi dhe barazi.
Koncepti i tij mbi punën si origjina e të gjitha të mirave ka përcaktuar të menduarit mbi politikën dhe ekonominë që nga ajo kohë.
Ky është botimi i parë integral i kësaj vepre në shqip.
Adam Smith (1723—1790) ishte filozof skocez dhe ekonomist, pika e referencës në ngritjen e liberalizmit klasik.
Komente
Nuk ka ende komente