“Një debutim i ngrohtë, i zgjuar, sensual dhe jashtëzakonisht magjepsës, që sjell një nga mësimet më të rëndësishme: Dashuria e vërtetë ndërtohet mbi guximin. ” COLLEEN HOOVER Megna Raman është mësuese teatri dhe aspirante per dramaturge, prej vitesh e dashuruar fshehurazi me mikun dhe partnerin e saj të shkrimit, Sethin, por gjithçka ndryshoi kur ai i tregoi se do të martohej me një tjetër dhe i kërkoi Megnës të bëhej dëshmitare në dasmën e tij. Nën presionin e familjes për t’u martuar, Megna u takua me Kartik Murthin, një inxhinier i rezervuar që gjithashtu dëshironte t’u shpëtonte përpjekjeve të familjes për ta martuar. Për t’i zgjidhur problemet, te dy vendosën të bënin fejesë të rreme. Ajo që nisi si marrëveshje praktike gradualisht u shndërrua në një marrëdhënie të vërtetë. Ndërsa Megna dhe Kartiku afroheshin, ata u përballën me pasiguritë, plagët e së kaluarës dhe pritshmëritë e familjeve përkatëse. Në fund, të dy kuptuan se ajo që nisi si fejesë e shtirur qe kthyer në dashuri të vërtetë dhe se duhet të guxonin të zgjidhnin jetën dhe lumturinë e tyre. ” BESTSELLER KOMBËTAR “Naina Kumar e përmbys me zgjuarsi historinë e martesës me shkuesi… Një zë I ri dhe vezullues në botën e romancës. ” Entertainment Weekly “E adhurova këtë libër! Një histori e ëmbël, plot humor dhe me një dozë të nxehtë romance, për dy njerëz që, pasi prindërit i bashkojnë, shtiren sikur janë të fejuar dhe, krejt papritur, bien në dashuri. Nje histori që ka gjithçka për t’u bërë shëndërruar në një klasik të romancës! ” -Farah Heron, autore e Accidentally Engaged.
Romancë
Më thuaj se do të jesh e imja
1,500 L
Në stok
“Një debutim i ngrohtë, i zgjuar, sensual dhe jashtëzakonisht magjepsës, që sjell një nga mësimet më të rëndësishme: Dashuria e vërtetë ndërtohet mbi guximin. “COLLEEN HOOVER
- AutoriNaina Kumar
- Shtëpia BotueseUegen
- Numri i faqeve302
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











