Lepurushi i mallkuar

1,000 L

Asnjë tregim nuk ngjan me tjetrin dhe lexuesi do të dyzohet, a t’i lexojë me shpejtësi apo të shijojë mençurinë dhe energjinë e harbuar të Chung-ut në çdo faqe. “Lepurushi i mallkuar” është një libër që bërtet ta lexosh natën vonë dhe që duhet të kalojë te duart më të afërta ditën tjetër.

SKU: 9789928354907 Kategoria

Një debutim mbresëlënës dhe krejtësisht origjinal, nga një yll në ngritje i letërsisë koreane. Fabula surreale, drithëruese që sfidojnë patriarkatin, kapitalizmin dhe mbretërimin e teknologjive të mëdha, me humor absurd. Nga një shkrimtare e pabotuar më parë në Shqipëri, “Lepurushi i mallkuar” është unik dhe plot imagjinatë, përzien horrorin, fantashkencën, përrallat dhe trillimin spekulativ, në tregime që sfidojnë kategorizimin. Njëherë provokues e njëherë të neveritshëm, përbindëshat këtu marrin format e krijesave me gëzof të pyllit dhe rreziku fshihet në cepat e papritura të godinave të zakonshme. Por në këtë përmbledhje të paharrueshme, universi absurd dhe përndjekës i Chung-ut mund të jetë i yni, duke hedhur dritë mbi të këqijate shoqërisë bashkëkohore. “Koka” ndjek një grua të fanitur nga mbeturinat e trupit të vet. “Trupëzimi” na çon në një klinikë gjinekologjike distopike, ku një gruaje shtatzënë i thuhet se duhet të gjejë një baba për foshnjën, ose do të përballet me pasoja të tmerrshme. Një tregim tjetër flet për një përbindësh të ri në moshë, i cili detyrohet të luftojë nëpër arena pa e ditur se sa i fuqishëm është. Fabula që mban titullin e librit, përqendrohet te një llambë e mallkuar në formën e një lepurushi, e përshtatshme për dhomën e një fëmije, por me fuqi ogurzeza.

Komente

Nuk ka ende komente