Gra që flasin

800 L

“Gra që flasin nga Miriam Toews: Mos e humbisni! Ky roman i mrekullueshëm, i trishtuar, tronditës, por prekës, i bazuar në një ngjarje të vërtetë…”Margaret Atwood

SKU: 9789928366177 Kategoria

Një mbrëmje, tetë gra menonite ngjiten në një pelvicë për një takim të fshehtë midis tyre. Gjatë dy viteve të fundit, secila prej këtyre grave, dhe më shumë se njëqin vajza të tjera në koloninë e tyre, janë dhunuar vazhdimisht natën nga djajtë si ndëshkim për mëkatet e tyre, ose, të paktën, kështu thonë burrat e kolonisë. Tani që kanë mësuar se, në të vërtetë, ato janë droguar dhe sulmuar nga një grup meshkujsh nga komuniteti i tyre, gratë janë të vendosura të mbrojnë veten dhe bijat nga dëmi i mëtejshëm. Ndërsa burrat e kolonisë janë në qytet, duke u përpjekur të mbledhin para për të nxjerr përdhunuesit nga burgu dhe për  t’i sjellë ata në shtëpi, këto gra-të gjitha analfabete, të nënshtruara, pa asnjë njohuri për botën jashtë komunitetit të tyre dhe të paafta madje edhe për të folur gjuhën e vendit ku jetojnë- kanë fare pak kohë për të marrë një vendim: a duhet të rrinë në botën e vetme që njohin, t’i përgjigjen dhunës me dhunë apo duhet të guxojnë t’ia mbathin, për të filluar një jetë të re? I bazuar në ngjarje të vërtëta dhe i treguar përmes shënimeve të mbledhjeve në pelvicë, romani mjeshtëror i Miriam Toewsit rrëfen historinë e këtyre grave që, për hetë të parë, vendosin të marrin në dorë fatet e tyre.

Komente

Nuk ka ende komente