“Në qoftë se do të kërkonim një vëlla për Pinokun, atëherë nuk ka pikë dyshimi që ai kish për të qenë Gozhdëza. Jo vetëm për faktin se të dy i kanë prindërit italianë, jo vetëm për faktin që njëri është prej druri, ndërsa tjetri prej metali, por edhe ngaqë jetët e të dyve janë të ngjashme, gati-gati si dy pika loti. Aventurat e Gozhdëzës janë edhe aventurat tona, brengat e fatkeqësitë e tij janë po ashtu tonat, ashtu siç janë tonat edhe haretë e gëzimet e tij. Ky libër i risjellë në shqip pas kaq vitesh me përkthimin e Virgjil Muçit është një kryevepër e vockël që të frymëzon dhe të bën të ndihesh bukur. Vetëm mbasi ta keni lexuar, të dashur fëmijë, do të më jepni të drejtë! Ndaj mos u mendoni dy herë ta merrni në duar!”. Duke lexuar këto përralla, të gjithë ne, fëmijë e të rritur, ndjejmë dritën që ato përçojnë. Si pa e kuptuar, rrokim në qiell ëndjen njerëzore të dijes dhe të dashurisë për botën. Përrallat tradicionale shqiptare, të përçuar nga një drtë e re poetike, shfaqen sërish me të gjitha ngjyrat, dritën dhe veçoritë e tyre dalluese, nga mjeshtri i talentuar Virgjil Muçi.
Mosha 7 - 12 Vjeç
Aventurat e Gozhdës
1,000 L
Në stok
“Në qoftë se do të kërkonim një vëlla për Pinokun, atëherë nuk ka pikë dyshimi që ai kish për të qenë Gozhdëza. Jo vetëm për faktin se të dy i kanë prindërit italianë, jo vetëm …
Ka stok
- Shtëpia BotueseAeditions
- Numri i faqeve207
- AutoriGabriela Parca
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











