-
(0 reviews)
Rrëfenja e shërbëtores
1,000 L“Rrëfenja e shërbëtores”, i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.
-
-
-
-
-
-
-
(0 reviews)
Rrëfim për dashurinë dhe errësirën
2,000 L“Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
-
(0 reviews)
Rregullat e Gotit, historia e Xhon Alites dhe rënia e mafias Amerikane
1,300 LNjë përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alites në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit.
-
(0 reviews)
Rrethi i princeshës Sulltana
1,000 LKy libër nuk është jehonë mëshire, por ulërimë e thellë për drejtësi. Është një roman, i cili përshkruan jetën e një princeshe, pjesë e familjes mbretërore në Arabinë Saudite; e cila me forcën, vullnetin dhe dëshirën për të ndryshuar realitetin, pati guximin t’i tregojë gjithë botës historinë e saj personale të ndrydhur brenda kangjellave të pallatit luksoz ku jetonte.
-
(0 reviews)
Rrethimi
1,000 LRrethimi” nuk është një libër historik. Në të janë përfshirë ngjarje të vërteta, të marra nga kronikat e kohës, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën si kanë jetuar shkodranët apo të tjerët që u kapën në grackën e rrethimit. Por kushdo që njeh historinë apo e njeh këtë ngjarje mund të vërejë mospërputhje historike apo “gabime”, fjala vjen personazhe të paqenë atëbotë. Kjo vjen si pasojë e trillimit ose si e quajmë ndryshe me gjuhën e sotme “fiksionit”.
-
(0 reviews)
Rrethuar nga idiotë
1,400 L“Rrethuar nga idiotë është metoda e tij më e thjeshtë, por novatore, për t’i vlerësuar të gjithë ata me të cilët komunikojmë bazuar në katër tipa personaliteti që janë: të Kuqtë, të Kaltrit, të Gjelbrit dhe të Verdhët. Duke filluar nga gjuha e trupit e deri te trajtimi i konflikteve, ky lexim argëtues do t’ju pajisë me të gjitha instrumentet që ju nevojiten për t’i kuptuar dhe për të ndikuar tek ata që keni rrotull- brenda dhe jashtë zyrës- dhe për të garantuar që idioti mes tyre të mos jeni ju!
-
(0 reviews)
Rrjeti sekret
1,200 LKora është skllave në një plantacion pambuku në Xhorxhia. Ajo është braktisur nga e ëma që kur ishte fëmijë. Kur Cezari, një skllav i sapoardhur nga Virxhinia, i tregon për rrjetin sekret, vendosin të rrezikojnë jetën dhe të arratisen.
-
(0 reviews)
Rrugëtimi i Silkës
1,400 LKy roman është vazhdim i romanit bestseller “Tatuisti i Aushvicit”. Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…
-
(0 reviews)
Ruajtësja e historive me fund të lumtur
1,200 LNjë roman mahnitës për fatin, mundësitë e dyta, shpresën, humbjen e gjetjen, nga shkrimtarja e “E fundit e vajzave të hënës”, bestseller i Amazon Charts.